4416Nëpunës personeli
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi i personelit ruan dhe përditëson të dhënat për personelin, të tilla si transferimet, promocionet dhe ngritjet në detyrë; përditësimin e informacioneve të reja, informacionin e vlerësimit të performancës për punën e kryer në institucion; sasinë e ditëve dhe datave të kryerjes së lejes vjetore, pagat si edhe kualifikimet e trajnimet.
Detyrat kryesore
- Përditësojnë informacionin mbi dinamikën e punësimeve dhe pagave të punonjësve në institucion;
- Përditësojnë të dhënat mbi kualifikimet dhe trajnimet e personelit;
- Mbajnë të dhëna në dosje elektronike dhe në letër për punëtorët në përgjithësi dhe të rinjtë në veçanti;.
- Kontrollojnë mbi saktësinë e të dhënave për punonjësit që kanë aplikuar për punësim;
- Intervistojnë dhe vlerësojnë personat kandidatë për të filluar një punë të caktuar;
- Përpunojnë kërkesat për punësim dhe përcaktojnë specifikimet bazë për fillimin e punës;
- Promovojnë dhe përditësojnë të dhënat për vende pune të hapura në institucion;
- Ruajnë regjistrat dhe dosjet e personelit në formë dosjesh elektronike dhe në letër;
- Japin sqarime tek punonjësit për të drejtat e punësimit dhe kushtet e punës;
- Këshillojnë punonjësit për ndryshime të kushteve të punës;
- Hartojnë raportime për eprorët për personelin e punësuar dhe për kandidatët e mundshëm për punësim;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurisë në punë.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë përfunduar minimalisht arsimin e mesëm;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar;
- Të njohë dhe të përdorë programe kompjuterike për nevojat e kërkesave që ka ky profesion;
- Të jetë e/i vëmendshëm për detaje të lidhura sidomos me zbatimin e afateve kohore;
- Të ketë njohuritë bazë për punët që kryhen në zyrë
Informacion shtesë
- Për hyrje në këtë profesion individit i kërkohen aftësi të mira komunikimi verbal dhe jo verbal;
- Njohja e manualëve apo sistemeve të mbajtjes së të dhënave është avantazh;
- Kërkohet njohje e mirë e drejtshkrimit dhe e stilistikës së përdorimit të gjuhës shqipe;
- Zotërimi i bazave të një gjuhe tjetër ndërkombëtare zyrtarisht e njohur përbën avantazh në punësim.
Profesionet në këtë grup
- Kohëmatës
- Nëpunës
- Nëpunës regjistrimi/personeli
- Asistent i burimeve njerëzore
- Nëpunës i burimeve njerëzore

