4414Nëpunës shkrues dhe të tjerë të lidhur lidhura

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Nëpunësi shkrues dhe të tjerë të lidhur me to shkruan letra dhe dokumente të tjera në emër të personave që nuk kanë mundësi të shkruajnë si: analfabetë, persona me nevoja të veçanta, të paditur etj.

Detyrat kryesore

  • Lexojnë letra dhe materiale të tjera të shkruara për persona të cilët nuk janë në gjendje të lexojnë;
  • Shkruajnë letra ose materiale të tjera për personat që nuk janë të aftë;
  • Sigurojnë interpretimin e saktë të informacionit të shkruar për personat të cilët nuk janë në gjendje të lexojnë;
  • Ofrojnë këshilla me shkrim për individë që nuk mund të kryejnë këtë veprim;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Të jetë njohës i mirë i gramatikës së gjuhës shqipe;
  • Të jetë njohës i mirë i rregullave drejtshkrimore të gjuhës shqipe;
  • Të njohë stilistikën dhe vendosjen e saktë të fjalëve në fjali;
  • Të njohë dhe të kuptojë mirë tematikën për të cilën do të shkruaj;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me personat që kanë nevojë për profesionin e tij.

Informacion shtesë

  • Për hyrjen në këtë profesion individit i kërkohet minimalisht përfundimi i arsimit të mesëm dhe aftësi të mira në shkrim dhe lexim.

Profesionet në këtë grup

  • Nëpunës plotësimi formulari
  • Shkrues

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye