4419Nëpunës të tjerë jo të klasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Ky grup mbulon nëpunësit e tjerë që nuk klasifikohen diku tjetër. Këtu përfshihen kryesisht nëpunësit e administrative që merren me korrespondencën e institucionit, sekretarët për shtypin, nëpunësit e informacionit, etj.

Detyrat kryesore

  • Shkruajnë raportimet, korrespondencat dhe informacionet në administratën ku punojnë;
  • Informojnë punonjësit e administratës për çështje të ndryshme në lidhje me punën;
  • Informojnë punonjësit e administratës ku punojnë rreth planit të aktiviteteve dhe datat përkatëse;
  • Depozitojnë dokumentacionin e korrespondencës, të shtypit apo informacione të tjera në zyrat e administratës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Përfundimi i një shkollimi pas arsimit të mesëm përbën favor të madh për punësim.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi për të punuar.
  • Të njohë procedurat e qarkullimit të dokumenteve dhe të shkresave;
  • Të njohë sistemet bazë kompjuterike të shkrimit dhe përpunimit të fjalëve dhe fjalive;
  • Zotërimi i mirë e një gjuhe të huaj të njohur ndërkombëtarisht përbën avantazh për punësim;
  • Të jetë e/i aftë të kuptojë dhe interpretojë atë që thuhet me gojë dhe atë që është e shkruar;
  • Të jetë e/i aftë të shprehë me gojë dhe të shkruaj qartë dhe sa më kuptueshëm materialet për lexuesit e interesuar.

Informacion shtesë

  • Personat që fillojnë këtë profesion duhet të jenë gjithmonë në rritje të nivelit të tyre sidomos në fushën e gjuhësisë , letërsisë apo në njohjen e problemeve sociale.
  • Vazhdimi i mëtejshëm i shkollimit dhe përkushtimi në punë të jep mundësinë për karrierë si përgjegjës zyre, drejtor departamenti etj.

Profesionet në këtë grup

  • Nëpunës për dhënie informacioni
  • Nëpunës për evidenca administrative
  • Nëpunës të tjerë zyre
  • Operator të shërbimit ndaj klientit me telefon në call centre
  • Asistent të shërbimit ndaj klientit
  • Operator telefoni në call centre
  • Përpunues informacioni
  • Nëpunës reklame
  • Nëpunës korrespondence
  • Përpilues broshurash informative/fletëpalosjeje
  • Nëpunës publikimi
  • Nëpunës i postës së shpejtë

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye