44Nëpunës të tjerë mbështetës në zyrë
Nëngrup i madh · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Nëpunësit e tjerë mbështetës në zyrë organizojnë, drejtojnë, kontrollojnë dhe ofrojnë shërbime profesionale, teknike apo mbështetjeje për aktivitetin e përditshme në biblioteka, librari, shërbime postare, etj. Ata përgatisin, modifikojnë, redaktojnë, kopjojnë informacione gojore ose të shkruara dhe dokumente e korrespondenca për ruajtje, përpunim, publikim apo transmetim, si dhe kryejnë regjistrime, kodifikime, veprime mirëmbajtjeje, shërbime ndaj klientëve, shkrime apo përpunim të dhënash duke përdorur pajisjet dhe programet e duhura për shkrimin e tekstit ose hedhjen e të dhënave të ndryshme sipas urdhrave përkatës. Ata kryejnë detyra të sekretarisë apo përgatitin e kontrollojnë materiale për printim. Ata mund të punësohen në bibliotekë, librari, në shërbime postare, organizata të shërbimeve të biznesit dhe institucione të tjera publike apo private, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Japin informacione për shërbimet që kryhen në njësinë e vetë;
- U shërbejnë klientëve të bibliotekës, të librarisë ose postës, në lidhje me kërkesat apo nevojat e tyre;
- Mirëmbajnë libra dhe dokumente të tjera të bibliotekave sipas procedurave dhe teknikave të nevojshme;
- Arkivojnë libra dhe dokumente të tjera në biblioteka;
- Kryejnë arkivime elektronike të bibliotekave;
- Kryejnë klasifikimin dhe sistemim e librave, dosjeve, dokumenteve, informacioneve dhe të shkresave të tjera në njësinë e vet të shërbimit;
- Japin informacionet e duhura klientëve për shërbimet postare;
- Kryejnë procedurat e paracaktuara për përgatitjen dhe dërgimin e postës;
- Kryejnë shërbime të ndryshme postare në përputhje me procedurat përkatëse;
- Kodifikojnë, konvertojnë dhe përpunojnë të dhëna të kodifikuara;
- Regjistrojnë të dhëna të ndryshme në kompjuter apo pajisje të tjera;
- Kryejnë përpunim e të dhënave apo veprime të ndryshme të statistikave në njësinë e vetë të shërbimit;
- Kryejnë shërbime ndihmëse për klientët për plotësime formularësh dhe shkresash, kur është e nevojshme;
- Regjistrojnë apo shkruajnë informacione, gojore ose të shkruara, në makina shkrimi, në pajisje elektronike ose në shirita special me programin përkatëse për shkrimin e tekstit, sipas urdhrave përkatës;
- Redaktojnë korrespondenca dhe dokumente për t’iu përshtatur standardeve të zyrës përkatëse të shërbimit;
- Kopjojnë korrespondenca dhe dokumente për nevojat e institucionit sipas urdhrave përkatës;
- Kryejnë printime të informacionit të regjistruar/shkruar duke përdorur kompjuterin, makinat apo pajisje përkatëse për shkrim;
- Klasifikojnë dhe arkivojnë dokumentet sipas procedurave të caktuara në njësinë e vetë të shërbimit;
- Sistemojnë dhe mirëmbajnë dokumentet e përfunduara;
- Kryejnë korrigjim dhe riprodhim të kopje të materialeve sipas porosive dhe procedurave të përcaktuara;
- Regjistrojnë dhe përpunojnë të dhëna për burimet njerëzore në njësinë e vetë të shërbimit;
- Pranojnë pagesa nga klientët për shërbimet e kryera;
- Përgatisin evidenca dhe fatura të ndryshme administrative;
- Komunikojnë me profesionalizëm me klientët në njësinë e shërbimit mjekësor;
- Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës të zyrës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në fushat përkatëse;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

