4411Nëpunës të bibliotekave

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Nëpunësi i bibliotekave, arkivës, sistemimit të dosjeve dhe të tjerë të ngjashëm pranon dërgesat e materialeve në adresë të bibliotekës, porosit libra të reja/përdorura, përzgjedh dhe sistemon librat në rafte; regjistron revistat, gazetat dhe materialet e tjera në listën e inventarit dhe jep informim të gjithanshëm anëtarëve të bibliotekës.

Detyrat kryesore

  • Regjistrojnë tërheqjet dhe pranimet e librave dhe materialeve të tjera të bibliotekës;
  • Mirëmbajnë librat dhe materialet e tjera të bibliotekës;
  • Rifreskojnë regjistrin ditor në bibliotekë;
  • Ndihmojnë përdoruesit e bibliotekës në zgjedhjen e materialeve kryesore të bibliotekës;
  • Huazojnë librat e regjistruara në inventarin manual ose elektronik të bibliotekës;
  • Regjistrojnë të gjitha blerjet dhe shitjet nga arkivi i bibliotekës;
  • Sistemojnë librat dhe materialet e tjera në bibliotekë;
  • Sistemojnë dosjet sipas kronologjisë së emrit/datës,etj.;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Të njohë terminologjinë , procedurat dhe pajisjet e zyrës;
  • Të ketë njohuri për rregullat e vendosjes në rafte dhe në radhët përkatëse;
  • Të jetë i aftë të kuptojë dhe të zbatojë udhëzimet me gojë dhe me shkrim;
  • Të ketë aftësi në shtypshkrim dhe përdorimin e kompjuterit;
  • Të ketë mirësjellje me pjesëtaret e tjerë të personelit dhe me publikun.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në këtë profesion edhe pa pasur eksperiencë në fusha të tjera.

Profesionet në këtë grup

  • Nëpunës mirëmbajtje librash të bibliotekave
  • Nëpunës të arkivës/arkivues
  • Nëpunës të arkivës elektronike
  • Nëpunës të bibliotekave
  • Nëpunës të librarive
  • Nëpunës të sistemimit të dosjeve dhe të shkresave
  • Nëpunës të skedarëve
  • Operator terminali në bibliotekë

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye