4412Nëpunës për përgatitjen dhe dërgimin e postës

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Nëpunësit për përgatitjen dhe dërgimin e postës kryejnë klasifikimin, regjistrimin, shpërndarjen dhe detyra të tjera në lidhje me shërbimet e postës prej zyrave të postës apo strukturave të tjera ngjashme drejt destinacionit përkatës si edhe pranojnë letra e pako, shesin pulla, kartolina e zarfe, pranojnë pagesa për shërbime publike dhe kontrollojnë dërgesat për të arritur në destinacionin e kërkuar.

Detyrat kryesore

  • Klasifikojnë adresat e banimit dhe zyrave përpara dërgimit të postës;
  • Sigurojnë konfirmimin e dërgimit të postës kur kërkohet nga klienti;
  • Mbajnë shënime të lëvizjeve (hyrjet/daljet) të postës;
  • Dërgojnë në adresat e banimit/zyrave porositë e regjistruara;
  • Kontrollojnë magazinën për letrat/pakot e reja të hyra;
  • Mbajnë inventarin e të gjitha letrave dhe pakove që hyjnë në postë;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Nuk ka kërkesa specifike për t’u bërë për të punuar në këtë profesion megjithatë njohja e gjuhës angleze përbën element favorizues;
  • Eksperienca fitohet me punë dhe trajnimet kryhen gjatë ushtrimit të profesionet të fokusuara në çështje të sigurisë;
  • Aplikantët duhet të kenë licencë drejtimi dhe rekorde të mira drejtimi.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion duke punuar fillimisht si postier i thjeshtë. Me eksperiencën e duhur individi mund të ushtrojë profesionin e nëpunësit për përgatitjen dhe dërgimin e postës.

Përbën avantazh njohja e terminologjisë së shkruar të gjuhëve të huaja bazë për shërbimin që kryen.

Të njohë parimet dhe mënyrat për transportin e mallrave me avionë, anije, hekurudhë apo nëpërmjet transportit rrugor.

Profesionet në këtë grup

  • Kontrollor magazine për letra e pako
  • Kontrollor poste
  • Kontrollor shërbimi postar
  • Nëpunës poste/informacion
  • Nëpunës poste/klasifikim (grupim)
  • Postier
  • Transportues poste
  • Përpunues poste

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye