4413Nëpunës të bërjes së telegrameve, shifrant, korrektues
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi i bërjes së telegrameve, shifrant dhe korrektues kodifikon informacionet e telegrameve; verifikon dhe korrigjon këto informacione dhe kryen detyra të tjera kodifikuese dhe korrigjuese.
Detyrat kryesore
- Konvertojnë informacionin në kode;
- Klasifikojnë informacionet në bazë të kodeve për qëllime përpunimi të dhënash;
- Krahasojnë tekste dhe materiale të ngjashme me materialet origjinale;
- Korrigjojnë gabimet e teksteve të krahasuara nga tekstet origjinale sipas rregullave të përcaktuara;
- Klasifikojnë dokumentet dhe shënojnë numrat e identifikimit;
- Zgjedhin dokumentet/faqet e materialit për dorëzim;
- Dërgojnë, marrin zarfet ose dokumentet në raste të veçanta;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi për të punuar.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion pa pasur detyrimisht eksperiencë në këtë fushë.
- Arsimi e mesëm është i detyrueshëm për këtë profesion.
Profesionet në këtë grup
- Nëpunës kodifikimi
- Nëpunës kodifikimi/përpunim të dhënash
- Nëpunës kodifikimi të statistikave
- Nëpunës korrekture leximi
- Nëpunës korrekture leximi/shkrimi
- Nëpunës për klasifikim dokumenti

