4Nëpunësit
Grup i madh · 4 Nëngrupe
Përshkrimi
Nëpunësit regjistrojnë, organizojnë, ruajnë, llogarisin dhe korrigjojnë informacione të lidhura me punën në fjalë dhe kryejnë një numër të caktuar të detyrave të nëpunësve, në veçanti me ato detyra që kanë të bëjnë me veprime të trajtimit dhe qarkullimit të parave, aranzhimet e udhëtimeve, kërkesat për informim dhe caktim takimesh. Shumica e këtyre profesioneve kërkojnë shkathtësi të nivelit dytë të sipas niveleve të LKP.
Detyrat kryesore
- Kryejnë veprime të stenografisë, daktilografisë dhe veprime me kompjuter, me makinë shkrimi dhe pajisje të tjera në zyrë;
- Hedhin të dhëna në kompjuter;
- Kryejnë detyra të sekretarisë;
- Mbajnë dhe ruajnë raporte që kanë të bëjnë me prodhimin;
- Kryejnë veprime që kanë të bëjnë me transportin në përgjithësi apo me transportin e udhëtarëve;
- Kryejnë detyra të ndryshme në bibliotekë;
- Plotësojnë dokumente të ndryshme në zyrë;
- Kryejnë detyra të ndryshme në lidhje me shërbimet e postës;
- Përgatisin dhe kontrollojnë materiale për printim;
- Shkruajnë në emër të personave analfabetë;
- Kryejnë veprimeve të trajtimit dhe qarkullimit të parave;
- Pranojnë kërkesa nga klientët dhe caktojnë orare të takimeve direkte apo me telefon;
- Mbikëqyrin të tjerët.
Informacion shtesë
Shumica e këtyre profesioneve kërkojnë shkathtësi të nivelit dytë të sipas niveleve të LKP.

