422Nëpunës të informimit për klientin

Grup i vogël · 8 Nëngrupe

Përshkrimi

Nëpunësi i informimit të klientit jep ose merr informacione personalisht, me telefon ose me mjete elektronike në lidhje me udhëtime, përshkrime të produkteve ose shërbimeve të organizatës, regjistrimin e vizitorëve dhe mbledh informacion nga aplikuesit e shërbimeve. Nëpunësi i informimit të klientit jep detaje për itinerarin e udhëtimeve dhe rezervon hotel për klientët; regjistron individët që marrin informacion; jep informacion në lidhje me produktet dhe shërbimet e organizatës si edhe interviston pjesëmarrës në anketime të ndryshme.

Detyrat kryesore

  • Informojnë të interesuarit për shërbimet dhe produktet e organizatës;
  • Regjistrojnë vizitorët në zyrat e informacionit;
  • Presin dhe përcjellin klientë apo vizitorë;
  • Informojnë vizitorët për programet dhe iteneraret e udhëtimeve;
  • Regjistrojnë klientët për akomodim;
  • Informojnë të interesuarit për çmimet për hotele dhe udhëtime;
  • Intervistojnë individë të interesuar në anketime të ndryshme;
  • Mbajnë shënim orare të ndryshme për takime;
  • Kujdesen për operatorin telefonik;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të njohë parimet dhe proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientëve;
  • Të vlerësojë nevojat e klientëve dhe të plotësojë kërkesat me standardin e duhur;
  • Të njohë procedurat administrative dhe sisteme të tilla si përpunimin e fjalëve, mbajtjen e dosjeve dhe të rekordeve;
  • Të njohë procedurat e tjera zyrtare;
  • Të ketë njohuri elementare të gjuhës angleze apo të gjuhëve të tjera ndërkombëtare.

Informacion shtesë

  • Mbarimi i një shkolle të mesme me bazë linguistikën , turizmin apo degë të tjera të ngjashme, jep mundësi për punësime në kompani të mëdha të cilat kanë në fokus informimin e klientit.
  • Vazhdimi i mëtejshëm i shkollimit mundëson punësimin në agjenci turistike apo zinxhirë hotelierë kombëtar e ndërkombëtar.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye