4221Nëpunës centrali telefonik
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi centrali telefonik operon në centrale telefonik për të vendosur lidhje telefonike, për të marrë kërkesat dhe raportimet me telefon të klientëve dhe regjistron e përcjell mesazhet e tyre në regjistrat brenda institucionit duke i shërbyer në këtë mënyrë klientëve dhe personelit përkatës.
Detyrat kryesore
- Mundësojnë lidhjet telefonike hyrëse dhe dalëse;
- Marrin, transferojnë dhe lidhin telefonatat hyrëse dhe dalëse;
- Përcjellin informacione dhe mesazhe nga telefonuesit;
- Regjistrojnë problemet gjatë telefonatave;
- Dëgjojnë kërkesat dhe raportimet e klientëve telefonues;
- Kontrollojnë për mosfunksionim të rrjetit telefonik dhe informojnë shërbimin e riparimit të defekteve;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurisë në punë.
Kërkesat
- Të jetë i sjellshëm me klientin;
- Të ketë aftësi të mira të dëgjimit;
- Të ketë zërin shumë të pastër në komunikim telefonik;
- Të jetë i aftë të komunikojë në mënyrën e duhur me klientin;
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
- Të njohë mirë gjuhën shqipe me shkrim e me gojë;
- Zotërimi i nivelit bazik të gjuhës Angleze apo të një gjuhe tjetër e njohur zyrtarisht përbën favor në punësim;
- Të jetë i aftë të punojë me shpejtësinë e kërkuar në situata emergjente;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
Informacion shtesë
Nuk ka kërkesa specifike për fillimin e punës, por besueshmëria tek eprorët vendoset me përkushtime seriozitet në punë.
Profesionet në këtë grup
- Centralist
- Telefonist
- Operator i shërbimit ndaj klientit

