4225Nëpunës për kërkim dhe dhënie informacioni
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi/ja për kërkim dhe dhënie informacioni jep, kërkon dhe merr informacion në lidhje me problemet e hasura duke siguruar këshilla dhe informacione ndihmëse në përgjigje të pyetjeve, të shkruar, të postës elektronike, kërkimeve telefonike dhe ankesat për mallra, shërbime dhe politikat e organizatës. Ai/Ajo bashkëpunon me udhëheqësit të ekipit, ekspert dhe këshilltarë të fushës për informacione dhe kërkesa komplekse, si dhe harton pyetësor e regjistron të dhënat e mbledhur për t’ia paraqitur personave përgjegjës. Ai/Ajo mund të punësohet në qendrat e shitjes me pakicë, qendrat e kontaktit, kompani të shërbimeve telefonike dhe institucioneve të tjera në të gjithë sektorët privat dhe publik.
Detyrat kryesore
- U përgjigjen pyetjeve në lidhje me shërbimet, mallrave dhe politikat e organizatave ku është punësuar, duke siguruar informacionet e duhura lidhur me disponueshmërinë, vendndodhjen, çmim dhe çështje të ndërlidhura rreth tyre;
- Japin informacion në lidhje me problemet e hasura duke siguruar këshilla informacione ndihmëse;
- Regjistrojnë informacionet në lidhje me kërkimet dhe ankesat e marra;
- Bashkëpunojnë me udhëheqës të ekipit, ekspertë dhe këshilltarë të fushës për informacione dhe kërkesa komplekse;
- Shpërndajnë broshura dhe materiale të tjera informues për palët e interesuara;
- Hartojnë pyetësorë për mbledhje informacioni lidhur me politikat, produktet apo shërbimet e organizatës;
- Hedhin dhe përpunojnë të dhëna mbi informacionin e mbledhur nga pyetësorë;
- Hartojnë raporte dhe i paraqesin te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Përdorin programe kompjuterike, telefona apo pajisje të tjera të përshtatshme për veprimtarinë e vet;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin e nëpunësit të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një nëpunës për kërkim dhe dhënie informacioni mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në një njësi shërbimi.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si:
nëpunës për mbledhje informacioni, nëpunës informacioni në organizata/ndërmarrje, nëpunës hartues pyetësorësh për mbledhje informacioni, nëpunës për përpunim informacioni të mbledhur nga pyetësorët.
Profesionet në këtë grup
- Nëpunës për mbledhje informacioni
- Nëpunës informacioni në organizata/ndërmarrje
- Nëpunës hartues pyetësorësh për mbledhje informacioni
- Nëpunës për përpunim informacioni të mbledhur nga pyetësorë

