4227Intervistues për studime në treg

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Intervistuesi për studime në treg interviston njerëz dhe regjistron informacionet e nevojshme për studime në treg me një gamë të gjerë çështjesh.

Detyrat kryesore

  • Kontaktojnë në rrugë e ambiente të tjera personat që intervistohen;
  • Marrin kontakt me telefon ose rrugë elektronike për qëllimin e intervistës;
  • Regjistrojnë përgjigjet e dhëna me mjete elektronike;
  • Kontaktojnë intervistuesit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sqarojnë mënyrën e intervistës;
  • Pyesin dhe i përgjigjen intervistuesve rreth pyetjeve të tyre;
  • Ndërtojnë pyetësorë për t’i plotësuar nga persona të ndryshëm dhe i shpjegojnë përdorimin e tyre;
  • Identifikojnë të dhënat e intervistuesve në dobi të aktorëve të interesuar;
  • Sqarojnë intervistuesit rreth pyetjeve gjatë intervistës;
  • Sigurohen për saktësinë e përgjigjeve gjatë intervistës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes se mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë i mprehtë në komunikim;
  • Të ketë dëshirë të punojë me publikun e gjerë;
  • Të jetë i aftë të grumbullojë e përmbledhë të dhënat e përfituara nga komunikimi.

Informacion shtesë

Ky profesion është shpesh herë me kohë të pjesshme;.

Orët e punës nuk janë fikse por më së shumti të parregullta;

Në raste të caktuara mund të ketë edhe zgjatje të kontratave

Shpesh kërkohet lëvizje e kontakte derë më derë;

Në rastet e intervistave telefonike mund të punohet drejt nga shtëpia apo nga zyra përkatëse.

Profesionet në këtë grup

  • Intervistues tregu
  • Intervistues për kërkim tregu
  • Intervistues i opinioni publik
  • Intervistues anketash

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye