4223Nëpunës të qendrave të kontaktit dhe informacionit
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi për kërkim informacioni i përgjigjet kërkesave personale, me shkrim, me mjete elektronike dhe telefonon.
Detyrat kryesore
- U përgjigjen kërkesave për shërbime dhe politika të mira duke ofruar informacion për vlefshmërinë e tyre, vendndodhjen,
- çmimin dhe elementë të tjerë të lidhur me këto;
- U përgjigjen kërkesave rreth problemeve të ofrimit të shërbimit, japin informacion dhe ndihmë në këtë drejtim;
- Mbajnë shënim informacionin e marrë si edhe ankesat përkatëse;
- Përcjellin kërkesat dhe ankesat tek eprorët enjë shkalle më të lartë në detyrë;
- Ofrojnë broshura sipas formatit përkatës, paketa informimi dhe broshura për të interesuarit;
- Kërkojnë informacione në rrugë elektronike në favor të organizatës ku punojnë;
- Kërkojnë informacione nga institucione të tjera;
- Kryejnë anketime për mbledhje informacioni në shërbim të organizatës ku punojnë;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurisë në punë.
Kërkesat
- Të njohë parimet dhe proceset e ofrimit të shërbimeve ndaj klientit;
- Të njohë procedurat administrative dhe dokumentative;
- Të njohë ligjet kodet, procedurat, rregulloret dhe urdhrat ekzekutivë;
- Të njohë rregullat e sjelljes dhe t’i shfaqë ato gjatë qëndrimit në punë;
- Të njohë parimet dhe metodat për promovimin dhe shitjen e mallrave dhe të shërbimeve;
- Të ketë aftësi të komunikojë me njerëzit që të kuptohet shumë mirë prej tyre;
- Të jetë i aftë të kuptojë informacionin që i jepet me gojë apo me shkrim;
- Të jetë i aftë të shikojë e të kuptojë detaje edhe në distancë;
- Të ketë aftësi të mbajë mend fjalët, numrat , pamjet dhe procedurat.
Informacion shtesë
- Për fillimin e punës në këtë profesion kërkohet përfundimi nivelit të mesëm shkollor;
- Një pjesë e punëdhënësve fokusohen më shumë në eksperienca të mëparshme dhe në kualifikimet e kryera;
- Përkushtimi dhe serioziteti të jep më shumë mundësi për qëndrueshmëri të mbajtjes së vendit të punës.
Profesionet në këtë grup
- Nëpunës informacioni
- Nëpunës informacioni në institucione
- Nëpunës i qendrave të kontaktit
- Nëpunës i qendrave të informacionit

