4229Nëpunës të tjerë të informimit për klientin të paklasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Nëpunësi/ja tjetër i/e informimit i/e paklasifikuar diku tjetër përfshin nëpunës të tjerë të informimit të klientit që nuk përfshihen diku tjetër në grup të vogël 422, Nëpunës të informimit të klientit. Për shembull, këtu përfshihen nëpunës të informacionit të klientit të nevojshme për të përcaktuar të drejtën dhe procesin për shërbime të kërkuara. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionin të ndryshme që ofrojnë shërbimet përkatëse.

Detyrat kryesore

  • Intervistojnë pacientë për të marrë informacione të nevojshme për të ofruar shërbime spitalore;
  • Intervistojnë kërkuesin për asistencë sociale për të mbledhur informacione përkatëse lidhur me kërkesën e tij;
  • Trajtojnë dhe verifikojnë saktësinë e informacionit të dhënë;
  • Kryejnë fillimin e procedurave për dhënien, ndryshimin, mohimin ose ndërprerjen e asistencës sociale;
  • Japin informacion dhe iu përgjigjen pyetjeve në lidhje me procedurat e përfitimit të pretendimeve apo kërkesave;
  • Iu referojnë pacientit ose kërkuesit organizata apo institucione të tjera, ku mund të përfitojnë shërbimet përkatëse të kërkuara;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin nëpunësit të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një nëpunës tjetër i informimit i paklasifikuar diku tjetër mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në një njësi shërbimi.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: nëpunës pritjesh/takimesh, intervistues për kriteret e pranueshmërisë, nëpunës i pranimeve/shtrimeve në spital, nëpunës të tjerë të informimit për klientin, specialist i trajtimit të dokumenteve të pranueshmërisë.

Profesionet në këtë grup

  • Nëpunës pritjesh/takimesh
  • Intervistuesi për kriteret e pranueshmërisë në praktika të ndryshme administrative
  • Nëpunës i pranimeve/shtrimeve në spital
  • Nëpunës të tjerë të informimit për klientin
  • Specialist i trajtimit të dokumenteve të pranueshmërisë në praktika të ndryshme administrative

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye