4226Recepsionistë (të përgjithshëm)
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Recepsionisti (i përgjithshëm) merret me pritjen, akomodimin, shoqërimin dhe përcjelljen e klientëve, vizitorëve, të ftuarve etj. duke bërë regjistrime, caktim oraresh, rezervime takimesh apo duke dhënë informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij të shërbimit ose informacione të tjera shtesë kur është e nevojshme. Ai përgatit faturat dhe kryen marrjen e pagesave përkatëse. Ai mund të punësohet në ferma, kompani shërbimesh, institucione, klinika të ndryshme, zyra informacioni etj.
Detyrat kryesore
- Presin klientët në njësinë e vet të shërbimit;
- Mbajnë shënime lidhur me oraret e takimeve në dispozicion;
- Regjistrojnë klientët, vizitorët e ardhur;
- Drejtojnë klientët, vizitorët për në vendndodhjen apo personin e përshtatshëm;
- Shoqërojnë klientët në zyrat përkatëse;
- Japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tyre;
- Përdorin pamflete, broshura dhe forma të tjera informative në shërbim të klientëve;
- Hartojnë dhe kontrollojnë faturat e llogarive duke përdorur sisteme të kompjuterizuara ose manuale;
- Pranojnë dhe i ‘u përcjellin mesazhe personave të duhur duke përdorur telefonin ose centralin telefonik;
- Rishikojnë shënimet përkatëse për klientët, për oraret apo kërkesa të tjera të tyre;
- Kryejnë marrjen e pagesës së faturave;
- Bëjnë llogaritjet e faturave dhe dorëzimin e tyre në arkën, zyrën përkatëse;
- Përcjellin klientët duke dhënë ndihmën e duhur për transportin ose kërkesa të tjera të tyre kur e kërkon njësia e shërbimit;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë:
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të ketë një eksperiencë paraprake në këtë fushë
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të zotërojë gjuhë të huaja
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një recepsionist mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në manaxheri në një njësi shërbimi.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Pritës i klientëve në cirk
- Pritës i klientëve në kinema
- Pritës i klientëve në klinikat dentare
- Recepsionist zyre mjekësore
- Pritës i klientëve në stadiume
- Pritës i klientëve në teatër
- Recepsionist institucioni
- Recepsionist

