4224Nëpunës në agjencitë e udhëtimit
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi në agjencitë e udhëtimit merret me pritjen dhe konsultimin e klientit duke u siguruar atyre informacionin e kërkuar. Ai siguron, organizon dhe rregullon itinerare të udhëtimit dhe pranon rezervime të nevojshme për udhëtim dhe akomodim kur kërkohet nga klienti apo gupe personash. Nëpunësi i agjencisë së udhëtimit jep informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij ose informacione të tjera shtesë kur është e nevojshme. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimesh udhëtimi.
Detyrat kryesore
- Mirëpresin klientët në njësinë e vet të shërbimit;
- Këshillojnë klientin për itineraret e udhëtimit;
- Sigurojnë dhe përgatitin itineraret e udhëtimit;
- Bëjnë rezervimet dhe konfirmimet e nevojshme;
- Japin bileta, fletë-pagesa dhe dokumente të tjera;
- Ndihmojnë klientin në marrjen e dokumenteve të nevojshme të udhëtimit;
- Sigurojnë vizat, nëse është e nevojshme;
- Mbajnë shënime lidhur me oraret e takimeve në dispozicion;
- Japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tyre;
- Përdorin pamflete, broshura dhe forma të tjera informative në shërbim të klientëve;
- Pranojnë dhe iu përcjellin mesazhe personave të duhur duke përdorur telefon, fax ose internet;
- Rishikojnë shënimet përkatëse për klientët, për oraret apo kërkesa të tjera të tyre;
- Organizojnë udhëtime turistike, udhëtime për pushime apo biznes, për individë apo grupe dhe kryejnë shitjen e tyre;
- Përgatitin faturat për shërbimin e kryer;
- Kryejnë marrjen e pagesës së faturave;
- Bëjnë llogaritjet e faturave dhe dorëzimin e tyre në arkën, zyrën përkatëse;
- Komunikojnë me klientin dhe japin informacionet e duhura kur ka ndryshime në itineraret apo udhëtimet e rezervuara;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë:
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të ketë një eksperiencë paraprake në këtë fushë
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të zotërojë gjuhë të huaja.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin nëpunës i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një nëpunës në agjencitë e udhëtimit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në manaxheri në një njësi shërbimi.
Profesionet në këtë grup
- Nëpunës në agjenci udhëtim/hekurudhë
- Nëpunës në agjenci udhëtim/linjë ajrore
- Nëpunës në agjenci udhëtim/linjë ujore
- Nëpunës në agjenci udhëtimi
- Nëpunës në agjenci udhëtimi/rezervim biletash
- Konsulent udhëtimi
- Organizator udhëtimi

