235Specialistë të tjerë të mësimdhënies

Grup i vogël · 7 Nëngrupe

Përshkrimi

Specialistët e tjerë të mësimdhënies kryejnë studime e kërkime për përmirësim, zhvillim dhe këshillim në metodat e mësimdhënies, procesit të të nxënit për individë me vështirësi apo nevoja të veçanta, të mësimit në gjuhë të huajë, të mësim të muzikës dhe arteve, trajnimit dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe subjektet e tjera jashtë sistemeve zakonshme të arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë. Ata ofrojnë shërbime të tjera mësimore të cilat nuk klasifikohen diku tjetër në grupin 23.Ata mund të punësohen në universitete, shkolla, kolegje, qendra trajnimi, qendra kulturore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime të arsimit dhe edukimit apo të vetë-punësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë hulumtime ose këshillime në metodat e mësimdhënies, kurseve dhe mjeteve ndihmëse;
  • Administrojnë politikat dhe programet e edukimit;
  • Kryejnë hartimin dhe modifikimin e materialeve mësimore dhe metodave të mësimdhënies duke u bazuar në udhëzimet kurrikulare;
  • Mësojnë nxënës me nevoja të veçanta duke përdorur mjetet dhe metodat përkatëse;
  • U mësojnë fëmijëve apo të rriturve gjuhë të huaja, duke përdorur mjetet dhe metodat përkatëse;
  • U mësojnë fëmijëve apo të rriturve njohuri dhe shprehi të muzikës, dramës, valleve, artet vizual apo përdorim të instrumenteve muzikor;
  • U mësojnë fëmijëve apo të rriturve njohuri dhe shprehi të arteve të tjera duke përdorur mjetet dhe metodat përkatëse;
  • Kryejnë zhvillimin, planifikimin dhe zbatimin e programeve dhe kurseve të trajnimit;
  • Trajnojnë përdorimin e teknologjisë së informacionit duke përdorur mjetet dhe metodat e duhura;
  • Vlerësojnë programet dhe të rekomandojë përmirësime;
  • Sigurojnë zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe shërbime këshilluese për mësuesit dhe profesionistët e tjerë të sektorit të arsimit publik dhe privat;
  • Këshillojnë fëmijët apo të rriturit për probleme të ndryshme të procesit të të nxënit dhe zhvillimit të karrierës;
  • Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë kodin e etikës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
  • Të plotësojë kërkesa të tjera për ushtrim profesioni, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye