2356Trajnues të teknologjisë së informacionit

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Trajnuesi/ja i/e teknologjisë së informacionit harton, zhvillon, zbaton dhe drejton programe dhe kurse për përdorues të kompjuterëve dhe përdorues të teknologjive të tjera të informacionit jashtë sistemeve të zakonshme arsimore, si arsimi i detyruar, e mesëm apo i lartë. Ai/Ajo mund të japë dhe mësime individëve apo grupeve të vogla si aktivitete jashtë kurrikulare dhe në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe edukative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë trajnime të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, në qendra trajnimi apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Identifikojnë nevojat për trajnim në teknologji informacioni për përdorues individualë dhe organizata;
  • Kryejnë përgatitjen dhe zhvillimin e materialeve të trajnimit si manuale, tutoriale online, modele demonstruese dhe dokumentacion reference për trajnimet;
  • Kryejnë hartimin, zhvillimin, zbatimin dhe drejtimin e programeve të trajnimit;
  • Mundësojnë seminare, demonstrime dhe konferenca informuese mbi të rejat e fushës së TIK;
  • Monitorojnë proceset e trajnimit;
  • Vlerësojnë cilësinë dhe efektivitetin e trajnimeve;
  • Kryejnë rishikimin dhe modifikimin e objektivave dhe metodave të trajnimit dhe produkteve të kursit;
  • Kryejnë kërkimin dhe mbledhjen e materialeve mbështetëse për të krijuar njohuri të plota mbi temën ose sistemet në fjalë;
  • Përditësohen me versionet e reja të produkteve, avancimet në softuerë dhe trendin e përgjithshëm të teknologjisë së informacionit;
  • Shkruajnë materiale për përdoruesin fundor për produkte dhe materiale si: trajnime përdoruesish, manuale instruksionesh, ndihmë online, instruksione përdorimi dhe mirëmbajtjeje;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë kodin e etikës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Preferohet të ketë diplomë universitare
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, një trajnues i teknologjisë së informacionit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: trajnues kompjuteri, trajnues softueri.

Profesionet në këtë grup

  • Trajnues kompjuteri
  • Trajnues softueri
  • Trajnues të teknologjisë së informacionit

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye