2359Profesionistë të mësimdhënies të paklasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Ky grup përfshin profesionistët e mësimdhënies të paklasifikuar diku tjetër në grupin kryesor 23 “Profesionistë të mësimdhënies”. Për shembull, grupi përfshin ata profesionistë që japin këshillim arsimor për individë apo grupe, japin mësime private në lëndë të tjera përveç gjuhëve të huaja dhe arteve. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë shërbime trajnimi apo mësimi, në qendra kulturore, në institucione arsimore apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Vlerësojnë nivelin e aftësisë së individëve apo grupeve në lëndën apo subjektin përkatës;
  • Përcaktojnë qëllimet e mësimit apo trajnimet;
  • Kryen planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e programeve të studimit, leksioneve dhe seminareve për individë dhe për grupe;
  • Kryejnë përgatitjen dhe prezantimin e materialeve mbi teorinë e lëndës që studiohet;
  • Demonstrojnë aspektet praktike të lëndës që po studiohet;
  • Përcaktojnë ushtrime dhe detyra të përshtatshme për nivelin e aftësisë, interesave dhe prirjes së individëve apo grupeve;
  • Vlerësojnë studentët për të dhënë këshilla, kritika dhe inkurajojnë për nxitjen e progresit dhe përmirësimin e tyre;
  • Rishikojnë kurrikulën, përmbajtjen e kursit, materialet e kursit dhe metodat e mësimdhënies;
  • Monitorojnë proceset e trajnimit dhe përcakton mënyrat e avancimit të njohurive dhe shprehive;
  • Vlerësojnë cilësinë dhe efektivitetin e trajnimeve;
  • Përgatitin individët për ekzaminime, provime, vlerësime dhe konkurse të ndryshme;
  • Këshillojnë studentët në probleme edukative si zgjedhja e kursit ose programit, seleksionimi i leksioneve, përshtatja në shkollë, largimet nga shkolla, mënyrat e studimit, planifikimi i karrierës;
  • Këshillojnë studentët për t’i ndihmuar të kuptojnë dhe të kapërcejnë probleme personale, sociale apo të sjelljes që pengojnë edukimin e tyre;
  • Përgatitin studentët për eksperienca të ardhshme edukative, duke i inkurajuar të eksplorojnë mundësi të tjera të të nxënit;
  • Kryejnë vlerësimin, regjistrimin dhe raportimin periodik të ecurisë së studentëve;
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë kodin e etikës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialisti. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një profesionist i mësimdhënies i paklasifikuar diku tjetër mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: trajnues për letërsinë, trajnues për matematikën, këshillues shkollor etj.

Profesionet në këtë grup

  • Trajnues për letërsinë
  • Trajnues për matematikën
  • Këshillues shkollor
  • Mësues asistent/ndihmës

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye