23Specialistë të mësimdhënies
Nëngrup i madh · 5 Nëngrupe
Përshkrimi
Specialistët e mësimdhënies mësojnë teorinë dhe praktikën e një ose më shumë disiplinave në nivele të ndryshme arsimore, kryejnë hulumtime, inspektime, këshillime për përmirësimin dhe zhvillimin e koncepteve, teorive dhe metodave operacionale të veçanta që u përkasin disiplinave të tyre, si dhe përgatisin dokumente të ndryshme shkencore dhe libra në fushën e mësimdhënies. Ata mund të punësohen në institucione të ndryshme që ofrojnë shërbime të mësimdhënies në nivele të ndryshme të arsimit apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Mësojnë teorinë dhe praktikën e një ose më shumë disiplinave në nivele të ndryshme të arsimimit, si arsimi i lartë, i mesëm, profesional, arsimi bazë, parashkollor, në institucione të arsimit special apo në qendra të trajnimit dhe kualifikimit të mëtejshëm, etj.;
- Kryejnë hulumtime dhe përmirësojnë ose zhvillojnë konceptet, teoritë dhe metodat operacionale që u përkasin disiplinave të tyre të veçanta;
- Përgatisin materiale të ndryshme mësimore dhe libra shkencorë.
- Zhvillojnë orë mësimi, kurse dhe punë praktike në nivele të caktuara të edukimit për qëllime arsimimi dhe aftësimi, përfshirë edhe mësimin privat;
- Hartojnë dhe modifikojnë kurrikulin dhe dokumente të tjera të ngjashme në fushën e mësimdhënies;
- Kryejnë kontrolle dhe inspektime duke dhënë këshilla për përmirësimin e metodave dhe materialeve ndihmëse për mësimdhënie;
- Marrin pjesë në vendimmarrje lidhur me organizimin e mësimdhënies dhe aktiviteteve të ngjashme në shkolla dhe universitete;
- Kryejnë hulumtime dhe kërkime në fushën e tyre përkatëse për të përmirësuar ose zhvilluar konceptet, teoritë dhe metodat operacionale për aplikim në industri dhe fusha të tjera;
- Zhvillojnë orë mësimi, kurse dhe punë praktike në nivele të caktuara të edukimit apo të arsimit special(Persona me Aftësi të Kufizuar);
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimin e lartë këtë fushë;
- Kerkohet licenca për ushtrim profesioni, sipas kuadrit ligjor në fuqi;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

