2353Mësues të specializuar të gjuhëve të huaja
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Mësuesi/ja i/e specializuar e gjuhëve të huaja u mëson të rriturve ose fëmijëve që po mësojnë gjuhë jo-amtare për arsye emigrimi, për përmbushje të nevojave të punës, për të lehtësuar pjesëmarrjen në programe edukimi në gjuhë të huaj ose për kulturë të zhvillimit personal. Ai/Ajo punon jashtë sistemeve të zakonshme edukative, si shkolla fillore, e mesme apo e lartë ose në mbështetje të studentëve dhe mësuesve që janë pjesë e këtyre sistemeve. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë shërbime të mësimit të gjuhëve të huaja, në qendra trajnimi, në institucione arsimore apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Vlerësojnë nivelin e aftësisë së gjuhës të individit apo grupit dhe shtrirjen e problemeve me gjuhën;
- Përcaktojnë nevojat e studentit dhe qëllimet e studimit;
- Kryejnë planifikimin, përgatitjen dhe dhënien e leksioneve dhe seminareve për grupe ose për individë me përmbajtje dhe shkallë progresioni të përshtatur për nevojat dhe aftësitë e studentëve;
- Kryejnë hartimin dhe prodhimin e materialeve të mësimdhënies;
- Përshtatin materialet ekzistuese sipas nevojave për procesin e mësimdhënies;
- Vlerësojnë progresin e individit apo grupit në procesin e aftësimit të gjuhës së huaj;
- Asistojnë individë apo grupe në klasa ku mësimi jepet në gjuhë të ndryshme nga gjuha amtare;
- Nxitin praktikimin e komunikimit në gjuhë të huajë me metoda të ndryshme;
- Përdorin pajisje të ndryshme audio-vizive për ilustrimin dhe mësimin e gjuhëve të huaja;
- Japin asistencë ndaj mësuesve të tjerë duke hartuar programe mësimdhënieje të veçanta për individë apo grupe që janë akoma duke mësuar gjuhën kryesore të mësimdhënies;
- Kryejnë caktimin dhe korrigjimin e detyrave, sipas nivelit të arritur në procesin e të nxënit të gjuhës së huaj;
- Kryejnë përgatitjen dhe vlerësimin e provimeve;
- Kryejnë vlerësimin, regjistrimin dhe raportimin e progresit të studentëve;
- Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë kodin e etikës;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare të gjuhës së huaj përkatëse;
- Të plotësojë kërkesa të tjera për ushtrim profesioni, sipas kuadrit ligjor në fuqi.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i specializuar e gjuhëve të huaja mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse.
Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në mësues të gjuhës së huaj përkatëse, interpret, përkthyes apo studiues të gjuhëve së huaj përkatëse.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Mësues i gjuhës së haj në mënyrë intensive, mësues i gjuhës së huaj profesionale, mësues i praktikimit të gjuhës së huaj, mësues i gjuhës së huaj të dytë.
Profesionet në këtë grup
- Mësues i gjuhës së huaj në mënyrë intensive
- Mësues i gjuhës së huaj profesionale.
- Mësues i praktikimit të gjuhës së huaj (të folurit)
- Mësues i gjuhës së huaj të dytë

