2355Mësues të arteve të tjera

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Mësuesi/ja i/e arteve të tjera u jep mësim individëve apo grupeve në praktikë, teori dhe performancë të kërcimit, dramaturgjisë, arteve vizuale dhe arteve të tjera (duke përjashtuar muzikën), jashtë sistemeve të zakonshme edukative, si shkolla fillore, e mesme apo e lartë. Ai/Ajo vlerëson prirjet, interesat dhe qëllimet e individëve apo grupeve dhe përgatit plane dhe programe të përshtatshme për ta, si dhe mund të japë dhe mësime private individëve ose grupeve të vogla si aktivitete jashtë kurrikulare dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera edukative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë shërbime trajnimi të artit të kërcimit, dramaturgjisë, arteve vizuale apo arteve të tjera, në qendra kulturore, në institucione arsimore apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Japin mësim mbi principet e aktrimit për individë ose grupe;
  • Zhvillojnë testime apo konkurse për të vlerësuar talentin dhe prirjet e studentëve;
  • Përshtatin kurset e studimit dhe metodat e trajnimit sipas nevojës dhe aftësisë së studentëve;
  • Japin mësime për shqiptim, diktim, zhvillim të zërit dhe dialekte, duke përdorur ushtrime zëri, stërvitje të foluri, shpjegime, leksione dhe improvizime;
  • Kryejnë diskutime dhe demonstrime për shprehitë e zërit dhe trupit për t’u mësuar studentëve stile aktrimi, zhvillim personazhi dhe projeksion personaliteti;
  • Kryejnë prodhimin dhe drejtimin e pjesëve për performanca shkollore ose publike;
  • Provojnë studentët për të zgjedhur aktorët pjesëmarrës dhe për të ndarë rolet;
  • Kryejnë prova dhe stërvitje të studentëve për të siguruar përvetësimin e materialit të dhënë;
  • Ndajnë punët e prapaskenës ndërmjet studentëve që nuk do të performojnë, si ndërtimi, vizatimi dhe lëvizja e skenografisë, përdorimi i dritave të skenës dhe pajisjeve të zërit;
  • Drejtojnë dhe koordinojnë aktivitet e studentëve të përfshirë në ndërtimin, vizatimin dhe ndriçimin e skenografisë;
  • Japin mësime mbi elementet e teknikave teatrale, makijazhit, kostumografisë, dramaturgjisë ose regjizurës;
  • Mësojnë studentët në arte si: piktura, vizatimi, skicimi dhe skulptura;
  • Përgatitin leksionet dhe materiale të tjera për procesin e mësimdhënies;
  • Përcaktojnë qëllimet e kursit sipas interesave dhe prirjeve të individëve apo grupeve;
  • Zgjedhin librat dhe pajisjet e tjera të nevojshme për kurset;
  • Vlerësojnë punën e individëve apo grupeve për të përcaktuar progresin e arritur dhe për të bërë sugjerime për përmirësime;
  • Shoqërojnë studentët në udhëtime në terren, nëpër muze ose galeri arti;
  • Kryejnë drejtimin, planifikimin dhe mbikëqyrjen e konkurseve të studentëve;
  • Organizojnë ekspozita arti me individë apo grupe të interesuara për to;
  • Mësojnë studentët me nevoja të veçanta;
  • Japin instruksione dhe demonstrime të aspekteve praktike të kërcimit, arteve vizuale dhe arteve të tjera;
  • Japin ushtrime dhe punë të pavarur në lidhje me nivelin e aftësisë, interesave dhe talenteve të studentëve;
  • Rishikojnë kurrikulat, përmbajtjen e kurseve, materialet e kurseve dhe metodat e mësimdhënies;
  • Përgatitin individë apo grupe për provime, konkurse, kontrolle, performanca dhe vlerësime të tjera;
  • Kryejnë vlerësimin, regjistrimin dhe raportimin periodik të ecurisë së studentëve;
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i arteve të tjera mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse.
  • Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e valltarit, aktorit, regjisorit, piktorit, skulptorit etj.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: mësues kërcimi, mësues aktrimi, mësues pikture, mësues skulpture etj.

Profesionet në këtë grup

  • Mësues kërcimi
  • Mësues aktrimi
  • Mësues pikture
  • Mësues skulpture

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye