2351Specialistë të metodave të mësimdhënies

Grup njësi · 14 profesione

Përshkrimi

Specialisti/ja i/e metodave të mësimdhënies kryen kërkime, këshillime, planifikime dhe organizimin e përdorim të metodave dhe materialeve mësimore ndihmëse në institucionet arsimore, si dhe zhvillon metoda mësimdhënies. Ai/Ajo rishikon dhe ekzaminon punën e mësuesve, funksionimin e institucioneve edukative dhe rezultat e arritura si dhe siguron zhvillimin e vazhdueshëm profesional, trajnime dhe shërbime këshilluese për mësuesit dhe profesionistët e tjerë në të gjithë sektorin publik dhe privat. Ai/Ajo mund të punësohet ne institucione të ndryshme të sistemit arsimor apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Vlerësojnë përmbajtjen e kurrikulave dhe metodave të ekzaminimit dhe komandon përmirësime të mundshme;
  • Kryejnë analiza statistikore për të përcaktuar koston dhe efektivitetin e politikave dhe programeve arsimore;
  • Kryejnë zhvillimin e materialeve mësimore dhe burimeve të tjera për ofrimin e programit;
  • Kryejnë kërkime mbi zhvillimet ekzistuese mbi kurrikulat, metodat e mësimdhënies dhe praktika të tjera edukimi;
  • Kryejnë kërkime mbi metodat mësimore mbështetëse, audio-vizuale dhe materiale të tjera mësimore ndihmëse;
  • Kryejnë këshillimin, planifikimin dhe organizimin e futjes në përdorim të metodave dhe materialeve mësimore ndihmëse në institucionet edukative;
  • Sigurojnë zhvillimin e vazhdueshëm profesional, trajnime dhe shërbime këshilluese për mësuesit dhe profesionistët e tjerë në të gjithë sektorin publik dhe privat;
  • Kryejnë organizimin dhe drejtimin e seminareve, simpoziumeve dhe konferencave për trajnimin e mësuesve në programet dhe metodat e reja;
  • Zhvillojnë strukturën, përmbajtjen dhe objektivat e kurseve dhe programeve të reja edukative;
  • Vizitojnë periodikisht shkollat për tu këshilluar me personelin administrativ dhe mësimdhënës në lidhje me kurrikulat, metodat e mësimdhënies, pajisjet dhe çështje të tjera;
  • Vizitojnë klasat për të vëzhguar metodat e mësimdhënies dhe për të vlerësuar performancën e mësuesve dhe rezultatet shkollore të arritura;
  • Përgatitin raporte;
  • Japin rekomandime ndaj autoriteteve lidhur me ndryshime dhe përmirësime të mundshme në kurrikula, metoda të mësimdhënies dhe çështje të tjera;
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrinpunën e studiuesve të tjerë të politikave arsimit, konsulentëve apo hartuesve të programeve;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë kodin e etikës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare
  • Të plotësojë kërkesa të tjera për ushtrim profesioni, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një specialistë të metodave të mësimdhënies mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e arsimit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: këshillues për metodat e mësimdhënies, specialist në andragogji, specialist për metodat e mësimdhënies me mjete audio-vizuale, specialist për metodat e mësimdhënies me mjete të tjera.

Profesionet në këtë grup

  • Këshillues për metodat e mësimdhënies
  • Specialist në andragogji
  • Specialist për metodat e mësimdhënies me mjete audio-vizuale.
  • Specialist për metodat e mësimdhënies me mjete të tjera
  • Specialist për hartim kurrikulash
  • Përgatitës planesh mësimore
  • Inspektor shkolle
  • Këshillues në shkollë
  • Trajnues në mësimdhënie
  • Trajnues
  • Koordinator kurrikule
  • Zhvillues kurrikule
  • Trajnues për metoda të edukimit
  • Specialist i mjeteve mësimore

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye