2354Mësues të specializuar të muzikës

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Mësuesi/ja i/e specializuar e muzikës u jep mësim individëve apo grupeve në praktikë, teori dhe performancë të muzikës jashtë sistemeve të zakonshme edukative, si shkolla fillore, e mesme apo e lartë. Ai/Ajo kryen planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e programeve të studimit, leksioneve dhe seminareve për studentë individualë ose për grupe sipas nevojave të tyre dhe mund të japë dhe mësime private individëve ose grupeve të vogla si aktivitete jashtë kurrikulare dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera edukative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë shërbime trajnimi të artit dhe muzikës, në qendra të trajnimit, institucione kulturore dhe arsimore apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Japin mësim muzike instrumentale ose vokale për individë ose grupe në shkolla publike ose private;
  • Kryejnë planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e programeve të studimit, leksioneve dhe seminareve për individë ose për grupe;
  • Planifikojnë punën e përditshme të klasës bazuar në planin e mësimeve të përgatitur për kursin e studimit duke iu përmbajtur udhëzimeve kurrikulare;
  • Vlerësojnë nivelin e aftësive të individëve ose grupeve të interesuara;
  • Vlerësojnë interesat, prirjet, temperamentin dhe karakteristikat individuale të studentëve për të përcaktuar një instrument të përshtatshëm për fillestarët;
  • Përcaktojnë nevojat dhe qëllimet e mësimeve për individë ose grupe të caktuara;
  • Përcaktojnë ushtrime muzikore të përshtatshme për nivelin e aftësisë, interesit dhe talentit e individëve ose grupeve;
  • Demonstrojnë shkallët, tonalitetet dhe ritmet muzikore duke kënduar ose duke luajtur në instrument;
  • Japin mësim në teorinë e muzikës, harmoninë, leximin e partiturave, kompozim, vlerësimin e muzikës;
  • Japin mësim vokal dhe instrumental, për individë dhe për grupe, duke përdorur njohuri teknike, vlerësim estetik dhe metodat e këshilluara të mësimdhënies;
  • Drejtojnë provat e grupeve duke instruktuar e trajnuar individë ose grupe në pjesët e tyre, në bazat e muzikalitetit dhe në performancën e ansamblit;
  • Kryejnë vlerësim kritik të performancës për të identifikuar gabimet dhe për të përmirësuar teknikat e dhëna;
  • Drejtojnë orkestrën ose grupet e korit në performanca të zakonshme ose të veçanta për programin e shkollës, aktivitete në komunitet, koncerte dhe festivale;
  • Shoqërojnë studentët në udhëtime për kryerjen e performancave muzikore;
  • Kryejnë porositjen, ruajtjen dhe inventarizimin e instrumenteve muzikore, muzikës dhe pajisje të tjera të nevojshme;
  • Mund të japin mësim për studentë me nevoja të veçanta;
  • Rishikojnë kurrikulat, përmbajtjen e kurseve, materialet e kurseve dhe metodat e mësimdhënies;
  • Përgatitin studentët për provime, konkurse, kontrolle, performanca dhe vlerësime;
  • Organizojnë vizita dhe ture nëpër aktivitete muzikore;
  • Kryejnë vlerësimin, regjistrimin dhe raportimin periodik të ecurisë së studentëve;
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë kodin e etikës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare
  • Të ketë leje për ushtrim të profesionit të mësuesisë, sipas kuadrit ligjor në fuqi.
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i specializuar i muzikës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: mësues pianoje, mësues kitare, mësues violine, mësues kënge etj.

Profesionet në këtë grup

  • Mësues pianoje
  • Mësues kitare
  • Mësues violine
  • Mësues kënge

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye