2352Mësues për grupe me nevoja të veçanta
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Mësuesi/ja për grupe me nevoja të veçanta jep mësim për fëmijë, të rinj ose të rritur me aftësi të kufizuara fizike ose mendore ose për ata që kanë vështirësi në mësim apo me nevoja të tjera të veçanta. Ai promovon zhvillimin social, emocional, intelektual dhe fizik të fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore duke përdorur një varietet të metodave dhe teknikave për të lehtësuar komunikimin, rehabilitimin, aftësitë sociale dhe rritjen e pavarësisë së tyre. Ai/Ajo mund të punësohet në qendrat e rehabilitimit, institutet arsimore të specializuara dhe të gjithë sistemin arsimor.
Detyrat kryesore
- Vlerësojnë aftësitë dhe limitimet e fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore, duke marrë parasysh dëmtimet intelektuale, fizike, sociale dhe emocionale, dhuntitë e veçanta intelektuale ose probleme të tjera specifike;
- Kryejnë hartimin dhe modifikimin e kurrikulës sipas nevojave të fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore;
- Kryejnë përgatitjen e programeve, leksioneve dhe aktiviteteve të përshtatshme për aftësitë dhe nevojat e fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore;
- Udhëzojnë individët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në përdorimin e teknikave rehabilituese, pajisjeve, protezave, karrigeve me rrota dhe pajisje të tjera të dizajnuara për të maksimizuar pavarësinë dhe potencialin e tij;
- Udhëzojnë personat me aftësi të kufizuara të të parit në lexim dhe shkrim Braille dhe në përdorimin e pajisjeve të veçanta dhe pajisje të tjera të lëvizshmërisë, të përshtatshme për orientim;
- Udhëzojnë personat me aftësi të kufizuara në dëgjim në leximin e buzëve dhe gjuhës së shenjave, në bazë të nevojave individuale të komunikimit;
- Udhëzojnë personat me aftësi të kufizuara në dëgjim në formimin dhe zhvillimin e tingujve për të folurit duke përdorur aparate dëgjimi, si dhe pajisje e teknika të tjera;
- Japin instruksione për individë dhe grupe duke përdorur teknika ose ndihma të specializuara të përshtatshme për nevojat e fëmijëve, të rinjve e të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore
- Përdorin strategji dhe teknika të specializuara edukative gjatë mësimeve për të përmirësuar zhvillimin e aftësive të orientimit dhe lëvizshmërisë, aftësive njohëse, të të folurit, aftësive perceptuale, sociale, minimizim të pengesave emocionale dhe zhvillimin e memories së tyre;
- Kryejnë vendosjen dhe imponimin e rregullave, politikave dhe procedurave për sjelljen dhe mbajtjen e rregullit;
- Japin mësim mbi lëndë akademike, aftësi praktike ose vetë-ndihme për fëmijë, të rinj ose të rritur me aftësi të kufizuara në dëgjim, shikim ose kufizime të tjera;
- Kryejnë stimulimin dhe zhvillimin e vetëbesimit, interesave, aftësive fizike dhe koordinimit të fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore;
- Këshillohen me pjesëtarët e tjerë të personelit për të planifikuar seanca mësimi për nxënësit me nevoja të veçanta;
- Përgatitin dhe mirëmbajnë të dhënat të ndryshme mbi veprimtarinë e përditshme të tyre;
- Kryejnë vlerësime periodike për të vlerësuar progresin e tyre;
- Dorëzojnë raporte periodike mbi ecurinë e punës;
- Këshillohen me prindërit, mësuesin kujdestare dhe profesionistë të tjerë të përfshirë, për të zhvilluar plane edukimi individuale për të promovuar zhvillimin e fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore;
- Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë kodin e etikës;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Preferohet që specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në mësuesi apo mësimdhënie.
- Të plotësojë kërkesa të tjera për ushtrim profesioni, sipas kuadrit ligjor në fuqi.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i arsimit parashkollor mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e arsimit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: mësues për personat me aftësi të kufizuara fizike, mësues për personat me aftësi të kufizuara mendore, mësues për personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, mësues për personat me aftësi të kufizuara në shikim, mësues për personat me aftësi të kufizuara të folur, mësues për personat me vështirësi në të nxënë.
Profesionet në këtë grup
- Mësues për personat me aftësi të kufizuara fizike
- Mësues për personat me aftësi të kufizuara mendore
- Mësues për personat me aftësi të kufizuara në dëgjim
- Mësues për personat me aftësi të kufizuara në shikim
- Mësues për personat me aftësi të kufizuara të folur
- Mësues për personat me vështirësi në të nxënë
- Mësues mbështetës në procesin e të nxënit për personat me aftësi të kufizuara
- Mësues për fëmijë të talentuar te personat me aftësi të kufizuara

