226Specialiste të tjerë të shëndetësisë

Grup i vogël · 8 Nëngrupe

Përshkrimi

Specialistët e tjerë të shëndetësisë ofrojnë shërbime shëndetësore që lidhen me stomatologjinë, farmacinë, shëndetin mjedisor dhe higjienën, fizioterapinë, të ushqyerit, dëgjimin, të folurit, të parit dhe terapi rehabilitimi. Ky grup përfshin të gjithë profesionistët e shëndetit të njeriut, me përjashtim të mjekëve tradicionale dhe praktikuesit e mjekësisë komplementare, veterinerët, infermieret, mamitë dhe profesionistët para mjekësor.Ata/ato mund të punësohen në mjedise të ndryshme, duke përfshirë spitale, agjenci/shtëpi të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore të komunitetit, institucione arsimore dhe organizata sportive ose si konsulentë private në spitale, klinika, institucione shtetërore, qendrat industriale, vendet e punës e të tjera për të siguruar pajtueshmërinë me standardet e paracaktuara në lidhje me higjienën, kontrollin e ndotjes, trajtimin dhe ruajtjen e substancave të rrezikshme dhe sigurinë në vendin e punës apo të vetë-punësohen.

Detyrat kryesore

  • Vlerësojnë pacientët ose klientët për të përcaktuar natyrën e çrregullimit, sëmundjes ose problemit;
  • Zhvillojnë dhe zbatojnë plane të trajtimit dhe vlerësimin e progresit të pacientëve duke bërë dhe dokumentimin e tyre;
  • Diagnostikojnë dhe trajtojnë sëmundje, lëndime dhe keqformime të dhëmbëve, gojës, nofullat dhe indet e lidhura;
  • Kryejnë magazinimin, ruajtjen, përzierjen, testimin dhe shpërndarjen e produkteve mjekësore dhe këshillime mbi përdorimin e duhur dhe efektet negative të tyre;
  • Kryejnë vlerësimin, planifikimin dhe zbatimin e programeve të monitorimit dhe kontrollit të faktorëve të mjedisit që mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve;
  • Kryejnë trajtime fizioterapie për të përmirësuar apo rivendosur funksionet motorike të njeriut, maksimizuar aftësinë e lëvizjes, lehtësimin e sindromave të dhimbjes;
  • Këshillojnë individë apo organizata për të rritur ndikimin e ushqimit dhe të ushqyerit e shëndetshëm të tyre;
  • Bëjnë diagnostikimin, manaxhimin dhe trajtimin e çrregullimeve fizike të njeriut që ndikojnë në dëgjimi, komunikim ose gëlltitjes, apo çrregullime të syve dhe sistemit vizual;
  • Këshillojnë pacientët apo klientët në lidhje me trajtimin e vazhdueshëm dhe ofrimin e kujdesit dhe rregullimin e shërbimeve të rehabilitimit;
  • Bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë të shëndetit për dhënien e një shërbimi të specializuar;
  • Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
  • Të ketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye