2262Farmacistë

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Farmacisti/ja magazinon, ruan, përzien dhe shpërndan produkte farmaceutike. Ai/Ajo ofron këshilla për përdorimin e duhur dhe efektet anësore të këtyre produkteve, duke u mbështetur përshkrimet e mjekëve dhe profesionisteve të tjerë të shëndetit. Bashkëpunon me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të planifikuar, monitoruar, rishikuar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektiviteti i terapisë mjekësore apo të barnave të veçanta te pacientë individualë për të optimizuar shëndetin e njerëzve. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore apo të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Marrin përshkrimet për produkte mjekësore nga mjekët ose profesionistë të tjerë të shëndetit;
  • Kontrollojnë historikun e barnave të pacientit;
  • Sigurohen për dozimin e duhur, metodën e administrimit dhe përshtatshmërinë para dorëzimit të barnave;
  • Përgatitin ose mbikëqyrin përgatitjen dhe etiketimin e medikamenteve të lëngshme, pomadave, barnave në formë pluhuri, tabletave dhe medikamenteve të tjera për përmbushjen e përshkrimeve;
  • Japin informacion dhe këshilla klientëve për ndërveprimet e barnave, papërputhshmërinë, kundër indikacionet, efektet anësore, dozimin dhe ruajtjen e duhur të medikamenteve;
  • Bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të planifikuar, monitoruar, rishikuar dhe vlerësuar cilësinë dhe efektiviteti i terapisë mjekësore të pacientëve individualë, si dhe efektivitetin e barnave ose terapive të veçanta;
  • Dokumentojnë përshkrimet dhe recetat mjekësore;
  • Dokumentojnë problemet e narkotikëve, helmeve dhe drogave që krijojnë varësi në përputhshmëri me nevojat ligjore dhe profesionale;
  • Kryejnë magazinimin dhe ruajtjen në kushte specifike të duhura, të vaksinave, serumeve dhe barnave të tjera që mund të skadojnë me kalimin e kohës;
  • Japin medikamente dhe ndihmë diagnostikuese dhe terapeutike, pa recetë, për gjendje të zakonshme;
  • Mbikëqyrin punën e teknikëve të farmacisë, praktikantëve dhe asistentëve të shitjes;
  • Kryejnë kërkime për të zhvilluar ose përmirësuar produkte kimike farmaceutike, kozmetike ose të tjera;
  • Këshillohen me kimistë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë për teknikat e prodhimit dhe ingredientët;
  • Analizojnë barnat për të përcaktuar identitetin e tyre, pastërtinë dhe fortësinë në lidhje me standardet e specifikuara;
  • Vlerësojnë etiketimin, paketimin dhe reklamimin e produkteve;
  • Nxjerrin informacione mbi rreziqet e ilaçeve të veçanta;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë;
  • Informohen mbi avancimet e reja në fushën e farmacisë;
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare
  • Të ketë kryer një kurs specializimi profesional 3 vjeçar për këtë profesion;
  • Të Regjistrohet në Urdhrin e Farmacistëve dhe të zotërojë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi.
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një farmacist mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e përkatëse.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Farmacist, farmacist bujqësor, farmacist në spital, farmacist veterinar etj.

Profesionet në këtë grup

  • Farmacist
  • Farmacist bujqësor
  • Farmacist në dyqan
  • Farmacist në spital
  • Farmacist veteriner
  • Farmacist industrial
  • Kimist farmaceutik

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye