2265Dietologë dhe specialistë të ushqimit

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Dietologu/ja dhe specialisti/ja i/e ushqimit vlerëson, planifikon dhe zbaton programe për të përmirësuar ndikimin e artikujve dhe vlerave të tyre ushqimore në mirëqenien dhe gjendjen shëndetësore të njerëzve. Ai/Ajo këshillon individë, manaxherët e shërbimit ushqimor dhe organizatat mbi higjienën, procedurat e sigurisë, zhvillimin e menysë për të menaxhuar nevojat dietike dhe ushqimore të pacientëve, zhvillon produkte ushqimore të ndryshme duke i vlerësuar nëse i përmbushin nevojat e vlerave ushqyese. Ai/Ajo mund të punësohet në mjedise të ndryshme, duke përfshirë spitale, agjenci/shtëpi të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore të komunitetit, në industrinë ushqimore dhe pije, industrinë farmaceutike, institucione arsimore dhe organizata sportive ose si konsulentë private në spitale, klinika etj.

Detyrat kryesore

  • Këshillojnë individët, familjet dhe komunitetet mbi të mënyrën e të ushqyerit dhe planifikimin e dietave;
  • Instruktojnë individë dhe organizata mbi përgatitjen e ushqimit për të maksimizuar përfitimet shëndetësore dhe për të ulur rreziqet potenciale ndaj shëndetit;
  • Planifikojnë dieta dhe meny për ambiente ku ofrohet ushqim;
  • Mbikëqyrin përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në ambientet ku shërbehet ushqim;
  • Monitorojnë sasinë dhe cilësinë e ushqimit të konsumuar;
  • Vlerësojnë të dhënat në lidhje me shëndetin dhe të ushqyerit të individëve, grupeve dhe komuniteteve, bazuar në vlerat ushqyese të ushqimit të shërbyer ose të konsumuar;
  • Zhvillojnë metoda për vlerësimin e të ushqyerit;
  • Kryejnë planifikimin dhe zbatimin e programeve të ndërhyrjes për përmirësimin e niveleve ushqyese;
  • Kryejnë edukime dhe trajnime për individët dhe komunitete për përmirësim të të ushqyerit;
  • Kryejnë përgatitjen dhe administrimin e buxhetit për ushqimet, pajisjet dhe furnizime të tjera;
  • Këshillojnë blerjen e ushqimeve në përputhje me standardet e sigurisë së shëndetit;
  • Kryejnë zgjedhjen, trajnimin dhe mbikëqyrjen e punëtorëve që planifikojnë, përgatisin dhe shërbejnë ushqimin;
  • Koordinojnë shërbimet e këshillimit dietik;
  • Këshillojnë manaxherët e shërbimit ushqimor dhe organizatat mbi higjienën, procedurat e sigurisë, zhvillimin e menysë dhe buxhetimin;
  • Kryejnë organizimin, zhvillimin, testimin dhe përgatitjen e vakteve të veçanta si vakte me yndyrë të ulët, kolesterol të ulët dhe pa kimikate;
  • Bëjnë rekomandime në lidhje me politikat publike si etiketimin e vlerave ushqyese, forcimin e ushqimeve dhe standardet ushqyese për programet shkollore;
  • Testojnë produktet dhe pajisjet e reja ushqimore;
  • Konsultohen me profesionistë të tjerë të shëndetit për të menaxhuar nevojat dietike dhe ushqimore të pacientëve;
  • Zhvillojnë produkte ushqimore të ndryshme;
  • Vlerësojnë produktet ushqimore nëse i përmbushin nevojat e vlerave ushqyese;
  • Kryejnë kërkime mbi të ushqyerit;
  • Shpërndajnë rezultat e kërkimeve me anë të konferencave shkencore;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë për të promovuar rezultatet e arritura nga kërkimet;
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në fushën e dietologjisë ose teknologjisë ushqimore apo në një fushë të ngjashme të tilla si shkenca të ushqim ose biokimi
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një dietolog mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e përkatëse.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si Dietolog, dietolog mjekësor, këshillues dietash në industria e ushqimit, specialist i ushqimit, mjek diete, dietolog hulumtimi/kërkimi.

Profesionet në këtë grup

  • Dietolog
  • Dietolog mjekësor
  • Këshillues dietash industria e ushqimit
  • Specialist i ushqimit
  • Mjek dietolog
  • Mjek dietolog i shëndetit publik
  • Dietolog hulumtimi/kërkimi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye