2263Specialistë të higjienës, të shëndetit profesional dhe të mjedisit
Grup njësi · 21 profesione
Përshkrimi
Specialisti/ja e higjienës, shëndetit profesional dhe të mjedisit vlerëson, planifikon dhe zbaton programe për të dalluar, monitoruar dhe kontrolluar faktorët mjedisorë që mund të afektojnë shëndetin e njerëzve. Mbikëqyr garantimin e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës, sipas standardeve të caktuara, për të parandaluar sëmundje profesionale ose dëmtime të shkaktuara nga agjentë kimikë, fizikë, radiologjik dhe biologjikë ose faktorë ergonomikë.Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, institucione shtetërore e publike për inspektimin e restoranteve, objekteve publike, qendrat industriale, sistemet e shpërndarjes së ujit, vendet e punës e të tjera për të siguruar pajtueshmërinë me standardet e paracaktuara në lidhje me higjienën, kontrollin e ndotjes, trajtimin dhe ruajtjen e substancave të rrezikshme dhe sigurinë në vendin e punës.
Detyrat kryesore
- Kryejnë zhvillimin, implementimin dhe rishikimin e programeve dhe politikave për minimizuar rreziqet e mundshme të shëndetit dhe sigurisë gjatë ushtrimit të profesionit;
- Kryejnë përgatitjen dhe implementimin e planeve dhe strategjive për grumbullimin dhe asgjësimin e sigurt, ekonomike dhe të përshtatshme të mbeturinave industriale, mjekësore dhe shtëpiake;
- Zbatojnë programe dhe strategji parandalimi për sëmundjet e transmetueshme dhe substancat e ndotura ose të rrezikshme;
- Zbatojnë programe dhe strategji për sigurinë e ushqimit, trajtimin e ujërave të zeza, cilësinë e ujërave rekreative dhe shtëpiake,
- Identifikojnë burimin e problemeve mjedisore;
- Sugjerojnë metoda për zgjidhjen e problemeve mjedisore;
- Vlerësojnë dhe kontrollojnë rreziqet në mjedisin e punës;
- Kontrollojnë zbatimit e standardeve, ligjeve dhe rregullave për sigurimin e kushteve të përshtatshme të punës, sigurimin e shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit;
- Këshillojnë mbi domosdoshmërinë e zbatimit të standardeve, ligjeve dhe rregullave për parandalimin apo eliminimin e rreziqeve në mjedisi dhe në ambientet e punës;
- Kryejnë zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e programeve për të minimizuar ndotjen e ambientit nga faktorë kimikë, fizikë apo biologjikë;
- Këshillojnë metoda për të parandaluar, eliminuar, kontrolluar ose ulur ekspozimin punëtorëve, studentëve, publikut dhe mjedisit ndaj rreziqeve radiologjike;
- Promovojnë principet ergonomike në ambientet e punës si p.sh. përshtatjen mobilieve, mjeteve të dhe aktiviteteve të punës me nevojat e punëtorëve;
- Ofrojnëedukim, informim, trajnim dhe këshillim personave të të gjitha niveleve në lidhje me higjienën profesionale dhe shëndetit mjedisor;
- Regjistrojnë incidentet në ambientet e punës dhe dëmtimet e pajisjeve;
- Investigojnë mbi incidentet në ambientet e punës dhe dëmtimet e pajisjeve;
- Raportojnë performancën e sigurisë;
- Koordinojnë marrëveshjet për kompensimin, rehabilitimin dhe rikthimin në punë të punonjësve të dëmtuar apo rehabilitimin e mjedisit të ndotur;
- Kryejnë kërkime për përmirësimin e metodave të ruajtjes së shëndetit profesional dhe të mjedisit;
- Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë për të promovuar rezultatet e arritura nga kërkimet;
- Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një specialist i higjienës, shëndetit profesional dhe mjedisit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e përkatëse.
Specialistët mund të pajisen me leje për ushtrim profesioni, sipas kuadrit ligjor në fuqi.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: inspektor fitosanitar i pikës së kalimit të kufirit, inspektor i sigurimi kimik, inspektor i sigurimit dhe higjienës, inspektor i sigurimit dhe shëndetit, inspektor veteriner, kontrollor cilësie i produkteve ushqimore, kontrollor cilësie produktesh, kontrollor cilësie shërbimesh.
Profesionet në këtë grup
- Specialist fitosanitar i pikës së kalimit të kufirit
- Specialist i sigurimit kimik
- Specialist i sigurimit dhe higjienës
- Specialist i sigurimit dhe shëndetit për kushtet e punës
- Specialist i sigurimit dhe shëndetit të punëtorëve
- Specialist i sigurimit elektrik
- Specialist i sigurimit në punë
- Specialist sigurie dhe shëndeti
- Specialist sigurie dhe shëndeti për mbrojtjen e konsumatorëve
- Specialist sigurie dhe shëndeti për ndërmarrjet e tregtisë
- Specialist sigurie dhe shëndeti për ndërmarrjet industrial
- Specialist sigurie dhe shëndeti për ndotjet
- Specialist/kontrollor cilësie i produkteve të elektroteknikës
- Specialist/kontrollor cilësie i produkteve ushqimore
- Specialist/kontrollor cilësie produktesh
- Specialist/kontrollor cilësie shërbimesh
- Specialist për shëndetin mjedisor
- Këshilltar për sigurinë dhe shëndetin profesionale
- Mjek/Higjienist për sëmundje profesionale
- Ekspert për mbrojtjen nga rrezatimet
- Specialist të higjienës

