2264Fizioterapistë
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Fizioterapisti/ja vlerëson, planifikon dhe implementon programe rehabilitimi që përmirësojnë ose rikthejnë funksionet motore te njeriu, maksimizojnë aftësinë e lëvizjes, lehtësojnë dhimbjet dhe trajtojnë ose parandalojnë probleme të tjera fizike lidhur me plagosjet, sëmundjet apo dëmtime të tjera. Ai/Ajo përdor një gamë të gjerë terapish dhe teknikash fizike si: lëvizje, ngrohje, ultratinguj, lazer dhe teknika të tjera. Ai/Ajo mund të punësohet në spitale, klinika, industrisë, organizatat sportive, qendrat e rehabilitimit, objekte të shërbimeve sociale, në institucione private ose të vetë-punësohen.
Detyrat kryesore
- Administrojnë testime të aftësive funksionale të muskujve, nervave dhe artikulacioneve për të identifikuar dhe vlerësuar problemet fizike të pacientëve;
- Përcaktojnë qëllimet e trajtimit në bashkëpunim me pacientin;
- Dizenjojnë programe trajtimi për të lehtësuar dhimbjen fizike, përforcuar muskujt, rikthyer mobilitetin e artikulacioneve dhe për të përmirësuar ekuilibrin;
- Krijojnë programe për të përmirësuar funksionet kardiotorakale, kardiovaskulare dhe respirator;
- Kryejnë zhvillimin, implementimin dhe monitorimin e programeve dhe trajtimeve, duke përdorur vetitë terapeutike të aktivitetit fizik, nxehtësisë, të ftohtit, masazheve, hidroterapisë, elektroterapisë, dritës infra të kuqe e ultraviolet dhe ultratingujve për trajtimin e pacientëve;
- Instruktojnë pacientët dhe familjarët e tyre për procedurat që duhen vazhduar jashtë ambienteve klinike;
- Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit;
- Konsultohen me historikun e të dhënave mjekësore të pacientit për të kryer diagnostikimin e mëtejshëm;
- Monitorojnë përgjigjen e pacientëve ndaj trajtimeve;
- Ndajnë informacionin me profesionistë të tjerë të shëndetit për të siguruar një kujdes të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës të pacientit;
- Kryejnë zhvillimin dhe implementimin e programeve të promovimit të shëndetit për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve fizike të zakonshme, për pacientët dhe komunitetin;
- Kryejnë kërkime në fizioterapi;
- Ofrojnë shërbime këshillimi dhe edukimi për publikun;
- Mbikëqyrin punën e asistentëve apo punonjësve të tjerë;
- Informohen mbi teknikat dhe procedurat e reja të zbuluara në fushën e fizioterapisë;
- Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në fizioterapi.
- Të ketë kryer një kurs profesional për këtë profesion;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një dentist mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e përkatëse.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si:elektroterapeut, ergoterapeut, fizioterapeut, masazhit.
Profesionet në këtë grup
- Elektroterapeut
- Ergoterapeut
- Fizioterapeut
- Masazhist
- Podolog (që merret me problemet e gjymtyrëve)
- Fizioterapist për të moshuar
- Fizioterapeut për fëmijë
- Praktikues i fizioterapisë ortopedik (periferike)

