2269Specialistë të shëndetësisë të tjerë
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Specialisti/ja tjetër i/e shëndetësisë kryen testime diagnostikuese për të përcaktuar gjendjen dhe natyrën e çrregullimeve fizike ose mendore, sëmundjeve ose problemeve të tjera shëndetësore, si dhe kryen zhvillimin dhe implementimin e planeve të trajtimit për dëmtime fizike, sëmundje dhe dëmtime të tjera fizike dhe mendore me mjete dhe metoda të ndryshme. Këtu grupohen profesionistë të tjerë të shëndetësisë që nuk janë përmendur në grupin e madhe 22 ( profesionistë të mjekësisë). Ai/Ajo mund të punësohet në mjedise të ndryshme, duke përfshirë spitale, agjenci/shtëpi të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore të komunitetit, institucione arsimore dhe organizata sportive ose si konsulentë private në spitale, klinika apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Marrin në pyetje pacientët për të përcaktuar gjendjen e tyre shëndetësore;
- Kryejnë testime diagnostikuese për të përcaktuar gjendjen dhe natyrën e çrregullimeve fizike ose mendore, sëmundjeve ose problemeve të tjera shëndetësore;
- Kryejnë zhvillimin dhe implementimin e planeve të trajtimit për dëmtime fizike, sëmundje dhe dëmtime të tjera fizike dhe mendore;
- Kryejnë vlerësimin dhe dokumentimin e progresit të pacientit gjatë planeve të trajtimit;
- Referojnë pacientët ose familjet te mjekët ose kujdestarë të tjerë të shëndetit për shërbime të specializuara, rehabilituese ose shërbime të tjera, sipas nevojës;
- Vlerësojnë kufizimet funksionale të pacientëve që vijnë si pasojë e sëmundjeve, paaftësive ose dëmtimeve të tjera për të dhënë terapi të sakta;
- Rekomandojnë adaptime mjedisore për ambientet e shtëpive, kohës së lirë, punës dhe shkollës për individë ose grupe për ti mundësuar ata në kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe punës;
- Kryejnë planifikimin dhe implementimin e programeve terapeutike për individë dhe grupe për të përmirësuar ose mbajtur funksionet fizike, njohëse, emocionale dhe sociale duke përfshirë përdorimin e arteve dhe veprave artizanale, kërcimeve, lëvizjeve, muzikës dhe aktiviteteve të tjera rekreative;
- Identifikojnë gjendjet që afektojnë këmbët dhe kyçet e këmbeve ose struktura të ndërlidhura të këmbës prej sëmundjeve ose dëmtimeve të tjera fizike;
- Përshkruajnë trajtime dhe këpucë korrektive/ortopedike;
- Këshillojnë për kujdesin ndaj këmbeve dhe manaxhimin e sëmundjeve të këmbëve;
- Kryejnë procedura të thjeshta kirurgjikale;
- Komunikojnë me pacientët për të marrë historikun e plotë te rasteve;
- Bashkëpunojnë me ekipe të profesionistëve të shëndetit të disiplinave të ndryshme për të dhënë kujdes optimal për pacientët;
- Kryejnë përshkrimin, kryerjen ose interpretimin e testeve diagnostike ose klinike;
- Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë për të promovuar rezultatet e arritura nga kërkimet;
- Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një specialist tjetër i shëndetësisë mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e përkatëse.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: . Asistent në homeopati, Terapist nëpërmjet arteve, Terapist nëpërmjet lëvizjeve dhe kërcimit, Terapist profesionist, Specialist i kujdesit të këmbëve (Pedikyrist).
Profesionet në këtë grup
- Asistent në homeopati
- Homeopati
- Terapist nëpërmjet arteve
- Terapist nëpërmjet lëvizjeve dhe kërcimit
- Terapist profesional (okupacionit
- Specialist i kujdesit të këmbëve (Pedikyrist)
- Terapist rekreativ
- Specialist akreditimi në institucionet shëndetësore

