2267Optometristë dhe oftalmologë

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Optometristi/ja dhe Oftalmologu/ja kryen shërbime diagnostikimi, manaxhimi dhe trajtimi për çrregullime të syrit dhe të sistemit vizual. Ai/Ajo kryen teste të ndryshme duke përdorur Ophthalmoskop, biomicroskop dhe instrumente të tjera të specializuara për të përcaktuar shëndetin e syrit, efikasitetin vizual dhe përshkruan trajtim, (përjashtuar kirurgji), pajisje ndihmëse për shikimin ose terapi për të ruajtur, për të përmirësuar dhe për të menaxhuar çrregullime të tjera të syrit. Ai/Ajo mund të punësohet në klinika dhe qendra shëndetësore publike dhe private apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Komunikojnë me pacientët për të marrë historikun e plotë të rasteve;
  • Kryejnë vlerësimin dhe dokumentimin e historikut mjekësor të pacientit;
  • Ekzaminojnë sytë e pacientëve të të gjitha moshave për të përcaktuar shenja të dëmtimi fizik, sëmundjeve, anormali dhe defekte të shikimit;
  • Vlerësojnë nevojën e përdorimit të syzeve ose lenteve;
  • Bëjnë përshtatjen e aparateve të përmirësimit të shikimit;
  • Japin këshilla për çështje të lidhura me shikimin;
  • Ofrojnë ndihmë dhe këshilla për pacientët për të zgjedhur llojet e syzeve ose lenteve;
  • Përshkruajnë medikamente për individë me gjendje patologjike të syrit;
  • Instruktojnë praktikantët, rezidentët ose të tjerë në procedurat dhe teknikat optometrike dhe oftalmologjike;
  • Referojnë pacientët për trajtime më të specializuara;
  • Edukojnë pacientët mbi promovimin e një shikimi të shëndetshëm;
  • Kryejnë kërkime klinike ose laboratorike në optometri ose oftalmologji;
  • Bashkëpunojnë me ekipe të profesionistëve të shëndetit të disiplinave të ndryshme për të dhënë kujdes optimal për pacientët;
  • Kryejnë përshkrimin, kryerjen ose interpretimin e testeve diagnostikuese ose klinike;
  • Zhvillojnë plane trajtimi bazuar në historikun dhe qëllimet e pacientit, natyrën dhe shkallën e çrregullimeve, si dhe rreziqet e përfitimet nga trajtimi;
  • Kryejnë kirurgji me lazer për të ndryshuar, hequr ose zëvendësuar inde okularë;
  • Kryejnë kirurgji oftalmike të tilla, si: katarakte, glaukoma, refraktive, korneale, vitro-retinale dhe muskujve të syrit;
  • Japin kujdes post-operativ për pacientët;
  • Përshkruajnë trajtime ose terapi oftalmologjike të tilla,si kemioterapi, krioterapi dhe terapi të shikimit të dobët;
  • Kryejnë diagnostikimin dhe trajtimin dëmtimeve fizike, çrregullimeve ose sëmundjeve të syrit dhe strukturave të syrit, duke përfshirë korneas, sklerës, konjuktivës ose kapakëve të syrit;
  • Përdorin oftalmoskopi, biomikroskopi dhe instrumente të tjera të specializuara për të përcaktuar shëndetin e syrit dhe efikasitetin vizuale;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë për të promovuar rezultatet e arritura nga kërkimet;
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare;
  • Të ketë kryer një kurs specializimi profesional 3 vjeçar për këtë profesion;
  • Të Regjistrohet në Urdhrin e Mjekut dhe të ketë lejen përkatëse.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një Optometrist dhe Oftalmolog mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e përkatëse.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet të ketë kaluar provimin e shtetit dhe regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: mjek optometrist, optometrist.

Profesionet në këtë grup

  • Mjek optometrist
  • Optometrist
  • Orthoptist
  • Okulist
  • Opticien

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye