2261Dentistë

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Dentisti/ja diagnostikon, trajton dhe parandalon sëmundje, dëmtime, parregullsi dhe keqformime të dhëmbëve, gojës, nofullës dhe indeve të tjera të lidhura me to, duke aplikuar principet dhe procedurat e stomatolgjisë moderne. Ai/Ajo përdor një game të gjerë teknikash të specializuara diagnostike, kirurgjikale dhe të tjera për të promovuar dhe restauruar shëndetin oral. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore, institucione të tjera që aplikojnë shërbime dentare apo të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Diagnostikojnë sëmundje, dëmtime, parregullsi dhe keqformime të dhëmbëve, pjesëve të tjera të gojës dhe të nofullës;
  • Përdorin lloje të ndryshme metodash diagnostikuese si radiografi, teste të pështymës etj.;
  • Regjistrojnë historikun e të dhënave mjekësore të pacientit;
  • Konsultohen me historikun e të dhënave mjekësore të pacientit për të kryer diagnostikimin e mëtejshëm;
  • Ofrojnë këshilla dhe kujdes parandalues për problemet e shëndetit oral;
  • Kryejnë administrimin e anestezisë për të kufizuar dhimbjet e pacientët gjatë procedurave;
  • Përshkruajnë mjekime për lehtësimin e dhimbjeve pas procedurave;
  • Kryejnë riparimin e dhëmbëve të dëmtuar;
  • Ofrojnë kujdes oral restaurues si: implante, restaurimin e kurorës dhe ura fikse;
  • Kryejnë trajtim ortodontik dhe protetike të pacientëve;
  • Kryejnë trajtime kirurgjikale si: ekstraktimin e dhëmbëve, biopsi të indeve etj.;
  • Marrin masat e nofullave dhe dhëmbëve të pacientëve për të përcaktuar formën dhe madhësinë e protezave dentare;
  • Kryejnë dizenjimin, prodhimin dhe përshtatjen e pajisjeve protetike si: telat dentare, urat dhe protezat;
  • Shkruajnë instruksione fabrikimi për teknikët e protetikës dentare;
  • Restaurojnë funksionalitetin oral me anë të protezave orale fikse ose të lëvizshme;
  • Asistojnë në diagnostikimin e sëmundjeve që kanë shfaqje simptomash në gojë si p.sh. diabeti;
  • Edukojnë pacientët dhe familjarët mbi higjienën orale, ushqimin dhe masa të tjera të kujdesit për shëndetin oral;
  • Kryejnë kërkime mbi shëndetin oral dhe shërbimet mjekësore për njerëzit;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë;
  • Informohen mbi teknikat dhe procedurat e reja të zbuluara në fushën e stomatologjisë;
  • Kryejnë regjistrimin, arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit mjekësor;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e higjienistëve dentare, asistentë dentare dhe personel tjetër mbështetës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare
  • Të jetë i regjistruar te Urdhri i Stomatologut
  • Tëketë leje për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një dentist mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e mjekësisë.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: dentist peridentist, kirurgji goje, pedodentist, dentist prostodentist, dentist vënie dhëmbësh, kirurg klinike dentare, përgatitës protezash, endodontist, patolog oral, stomatolog.

Profesionet në këtë grup

  • Dentist
  • Dentist/peridentist
  • Dentist/kirurgji goje
  • Dentist/pedodentist
  • Dentist/prostodentist
  • Dentist/vënie dhëmbësh
  • Kirurg/klinike dentare
  • Ortodentist
  • Përgatitës protezash
  • Endodontist
  • Patolog oral
  • Stomatolog

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye