2266Specialistë për terapi dëgjimi dhe të foluri
Grup njësi · 9 profesione
Përshkrimi
Specialisti/ja për terapi dëgjimi dhe të foluri vlerëson, menaxhon dhe trajton çrregullime fizike që ndikojnë në dëgjim, në të folur, në komunikim dhe gëlltitje. Ai/Ajo përshkruan pajisje korrigjuese ose terapi rehabilituese të dëgjimit, të çrregullimeve të të folurit dhe probleme të ndërlidhura ndijore dhe nervore, gjithashtu jep këshillime për sigurinë e të dëgjuarit dhe performancën e komunikimit. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore dhe qendra të kujdesit të vazhduar, klinika ditore, qendrat e rehabilitimit, institucionet arsimore dhe institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore për terapi dëgjimi dhe të foluri apo të vetë-punësohet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë testime ose ekzaminime të performancës së dëgjimit ose të folurit te pacientët për të mbledhur informacione mbi llojin dhe shkallën e dëmtimit, duke përdorur instrumente elektronikë dhe të specializuar;
- Këshillojnë klientët mbi teknikat për të përmirësuar dëmtimet e dëgjimit ose të të folurit;
- Instruktojnë klientët mbi teknikat e komunikimit si p.sh. gjuha e shenjave ose leximi i buzëve;
- Vlerësojnë çrregullimet e të dëgjuarit dhe të folurit për të përcaktuar diagnoza dhe kurse trajtimi;
- Ekzaminojnë dhe pastrojnë kanalet e veshëve të pacientëve;
- Kryejnë dhënien dhe përshtatjen e pajisjeve apo aparateve të dëgjimit;
- Kryejnë përshtatjen dhe akordimin e implanteve koklear;
- Regjistrojnë të dhëna të nevojshme të klientit në të gjitha fazat, duke përfshirë vlerësimin fillestar dhe përfundimin e trajtimit;
- Monitorojnë progresin e klientit për të përfunduar trajtimin kur qëllimet janë arritur;
- Kryejnë planifikimin, drejtimin e programeve të trajtimit për problemet e dëgjimit ose të të folurit të klientëve, duke u konsultuar me mjekë, infermierë, psikologë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit, sipas nevojës;
- Rekomandojnë pajisje ndihmëse, sipas natyrës së dëmtimit ose nevojës së klientit;
- Referojnë klientët në shërbime të tjera mjekësore ose edukative, nëse nevojitet;
- Këshillojnë edukuesit ose personelin tjetër mjekësor mbi temat e dëgjimit ose të folurit;
- Edukojnë dhe mbikëqyrin studentët e audiologjisë dhe personelin e kujdesit të shëndetit;
- Instruktojnë klientët, prindërit, mësuesit ose punëdhënësit për shmangien e sjelljeve që çojnë në keqkomunikim;
- Marrin pjesë në konferenca ose trajnime për të përditësuar ose për të ndarë njohuritë mbi metoda ose teknika të reja të trajtimit të dëmtimeve të dëgjimit ose të të folurit;
- Inspektojnë dhe matin nivelet e zhurmave në ambientet e punës;
- Drejtojnë programe të mbrojtjes akustike në industri, shkolla dhe komunitete;
- Kryejnë planifikimin dhe drejtimin e programeve të trajtimit për të menaxhuar çrregullimet fizike që afektojnë të folurin dhe gëlltitjen si: belbëzimin dhe çrregullimet e të ngrënit;
- Kryejnë këshillimin dhe udhëzimin e individëve që kanë dëmtime të dëgjimit ose të të folurit, familjarëve të tyre, mësuesve dhe punëdhënësve;
- Kryejnë kërkime mbi temat e dëgjimit ose të të folurit;
- Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë për të promovuar rezultatet e arritura nga kërkimet;
- Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në mjekësi, në audiologi, në patologjinë e të folurit të gjuhës dhe të tjera të ngjashme;
- Të jetë i regjistruar te Urdhri i mjekut.
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si praktikant/asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një specialist për terapi dëgjimi dhe të foluri mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e përkatëse.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: ortoepist, ortofonist, teknik orientues për personat me aftësi të kufizuar në dëgjim.
Profesionet në këtë grup
- Ortoepist
- Ortofonist
- Ortoptist
- Teknik orientues për personat me aftësi të kufizuar në dëgjim
- Audiologist i certifikuar
- Audiologist klinike
- Audiologist hulumtim/kërkimi
- Terapist i të folurit
- Logopedist

