921Punëtorë të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit
Grup i vogël · 6 Nëngrupe
Përshkrimi
Punëtorët e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit kryejnë punime të thjeshta bujqësore për përgatitjen e fushave për mbjelljen, shërbime të ndryshme të kulturave bujqësore, vjeljen apo mbledhjen e prodhimeve bujqësore, mbjelljen, prerjen apo krasitjen e pemëve dhe shkurreve. Ata rrisin, kujdesen për kafshët dhe shpendët dhe prodhojnë një shumëllojshmëri të prodhimeve dhe produkteve bujqësore dhe shtazore për shitje dhe për përdorim vetjak. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh bujqësore, prodhimi të produkteve bujqësore dhe blegtorale apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë punime me dorë të tokës dhe përgatitjen e saj për mbjellje;
- Kryejnë veprimtari ndihmëse në punimet me makina bujqësore;
- Bëjnë punë krahu për mbjellje në bujqësi (gërmime, hedhje fare etj.);
- Kryejnë shërbimet e nevojshme ndihmëse për rritjen dhe zhvillimin e kulturave bujqësore (vaditjen, prashitjen, heqjen e barërave të këqija, heqjen e gjetheve të thara, plehërimin, krasitjen, spërkatjen me pesticide etj.);
- Kryejnë punë krahu për mbledhjen apo vjeljen e prodhimeve bujqësore (drithëra, agrume, fruta, perime etj.);
- Kryejnë punë krahu në korrjet e ndryshme në bujqësi;
- Kryejnë punime ndihmëse, krahu në farishte e fidanishte;
- Kryejnë punime ndihmëse, krahu në kopshtari;
- Kryejnë punime ndihmëse, krahu në krasitjen e drurëve dhe shkurreve;
- Kryejnë punime ndihmëse, krahu për kultivimin dhe mbledhjen e bimëve industriale;
- Bëjnë ngarkim-shkarkimin e produkteve apo prodhimeve të ndryshme;
- Kryejnë mbledhjen apo shpërndarjen e plehut organik apo kimik;
- Kryejnë punimet e duhura ndihmëse për sistemin e ujitjes;
- Rritin kafshë, shpendë, bletë etj. për nevoja personale apo për treg;
- Ruajnë dhe kujdesen për mirërritjen e kafshëve, shpendëve, bletëve etj;
- Kryejnë mjelje apo mbledhje të prodhimeve blegtorale;
- Bëjnë paketim të produkteve dhe prodhimeve bujqësore dhe blegtorale;
- Kujdesen për kuaj në stallë duke kryer shërbimet e duhura;
- Pastrojnë dhe mirëmbajë stallat apo vendet e tjera të qëndrimit të kafshëve dhe shpendëve;
- Prodhojnë një shumëllojshmëri të produkteve bujqësore dhe shtazore;
- Kryejnë përpunimin e thjeshtë të disa prodhimeve bujqësore;
- Kryejnë punime krahu në shërbimin pyjor, si p.sh. prerje drurësh, shkulje trungjesh, stivosje trungjesh etj;
- Kryejnë punime krahu në gjueti;
- Kryejnë punime krahu në peshkim apo rezervate të peshkut;
- Mirëmbajnë dhe riparojnë pajisjet e thjeshta të punës në bujqësi;
- Kryejnë pastrime të ndryshme në bregdet;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

