92Punëtorë të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit
Nëngrup i madh · 1 Nëngrupe
Përshkrimi
Punëtorët e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit kryejnë detyra të thjeshta dhe rutinë për prodhimin e të lashtave, mirëmbajtjen e kopshteve dhe parqeve, shfrytëzimin dhe ruajtjen e pyjeve, zhvillimin e akuakulturës (kultivimin e peshkut etj.) dhe mbarështimin e bagëtive. Ata mund të punësohen në kompani të punimeve dhe shërbimeve të ndryshme bujqësore e blegtorale, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë punime gërmimi të tokës duke përdorur mjete të thjeshta dore;
- Kryejnë mbjellje të prodhimeve të ndryshme bujqësore;
- Kryejnë punë të ndryshme bujqësore si ujitje, prashitje, pastrim nga barërat etj;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në korrje apo në mbledhjen e drithërave;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në mbledhjen e perimeve;
- Kryejnë punë krahu në kopshtari;
- Ndihmojnë në vjeljen e frutave;
- Kryejnë mbledhje të pambukut;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në krasitjen e bimëve shkurrore apo pemëve drufrutorë;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në fidanishte;
- Kultivojnë dhe rritin lule të ndryshme;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në lulishte;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në sera;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në pyje, si prerje të drurëve, stivosjen apo pastrimin e tyre;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në ferma blegtorale;
- Kujdesen dhe ruajnë gjedhët, kuajt, derrat etj;
- Kujdesen për ushqyerjen dhe pastrimin e kafshëve;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në baxho për prodhimin e produkteve të qumështit;
- Kryejnë punë të ndryshme pastrimi në stalla;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në peshkim;
- Kryejnë punë të ndryshme ndihmëse në gjueti;
- Kryejnë paketim të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale;
- Kryejnë riparime të vogla të ndërtesave, gardheve apo pajisjeve të dorës;
- Ndihmon në hedhjen dhe nxjerrjen e rrjetës;
- Bën seleksionimin dhe sistemimin e peshkut ne arka;
- Transporton arkat me peshk;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

