9211Punëtorë të fermave bujqësore

Grup njësi · 16 profesione

Përshkrimi

Punëtor i fermave bujqësore merret me kryerjen e punimeve të thjeshta bujqësore për të kultivuar dhe korrur, vjelur, mbledhur kulturat bujqësore të drithërave, të perimeve, të bimëve mjekësore apo bimë të tjera. Ai punon tokën, kryen shërbimet e duhura për prodhimin e një shumëllojshmërie të produkteve bujqësore për shitje apo konsum vetjak. Ai mund të kryejë transportin, shpërndarjen e produkteve në treg. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh bujqësore, prodhimi të produkteve bujqësore apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Përgatitin tokën për mbjellje me krahë ose pajisje të thjeshta dore;
  • Bëjnë përzgjedhjen e kulturave bujqësore që do të mbjellin (me fara, fidanë, në mënyrë vegjetative, me zhardhok (qepujkë) etj;
  • Kryejnë mbjelljen e farave, fidanëve, kalemave etj. sipas llojit, kushteve dhe kërkesave të tyre (temperaturës etj.);
  • Kultivojnë perime, bimë të arave, lule dhe bimë dekorative;
  • Kryejnë shërbimet e nevojshme (vaditjen, prashitjen, heqjen e barërave të këqija dhe gjetheve të thara, plehërimin, krasitjen, spërkatjen me pesticide etj.);
  • Kryejnë korrje, vjelje apo mbledhje të prodhimeve dhe produkteve bujqësore;
  • Bëjnë paketimin apo magazinimin e prodhimeve dhe produkteve bujqësore dhe krijojnë kushtet e duhura për ruajtjen dhe shitjen në treg të tyre;
  • Kryejnë ngarkimin dhe shkarkimin e furnizimeve, prodhimeve dhe materialeve të tjera;
  • Ruajnë dhe mirëmbajnë veglat e punës, ndërtesat dhe strukturat bujqësore, pajisjet dhe sistemet e furnizimit me ujë etj;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i fermave bujqësore, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivelin e mbikëqyrësit të fermës. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e agronomit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Ndihmës në fermë, ndihmës në fermë për drithërat, ndihmës në fermë për gërmimin, Ndihmës në fermë, për vjelje, për korrje etj.

Profesionet në këtë grup

  • Ndihmës në fermë
  • Ndihmës në fermë për drithërat
  • Ndihmës në fermë për gërmimin
  • Ndihmës sezonal në fermë
  • Punëtor krahu ferme (bujqësie)
  • Punëtor krahu ferme mbledhje pambuku
  • Punëtor krahu ferme në agrume
  • Punëtor krahu ferme në drithëra
  • Punëtor krahu ferme në kopshtari
  • Punëtor krahu ferme në vjelje frutash
  • Punëtor krahu ferme për mbledhje çaji
  • Punëtor krahu ndihmës në fermë
  • Punëtor krahu në fermë
  • Punëtor krahu në korrje
  • Punëtor krahu në korrje drithi
  • Punëtor krahu në mbledhje perimesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye