9213Punëtorë të varieteteve të përziera dhe fermave blegtorale

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Punëtorë të varieteteve të përziera dhe fermave blegtorale kryejnë punë rutinë në fermat bujqësore. Ata kujdesen për punë elementare në ferma, të tilla si me mbjelljen, korrjen e kulturave të ndryshme, ushqimin, pastrimin, mirëqenien e kafshëve dhe sigurojnë, mbledhin dhe paketojnë prodhimet e tyre. Ata mirëmbajnë në tërësi mjedisin në ferma.

Detyrat kryesore

  • Gërmojnë dhe punojnë me lopatë për të pastruar kanalet ose për qëllime të tjera në funksion të nevojave në ferma për kafshët;
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë prodhimet e dhe materialet e tjera të nevojshme në fermë;
  • Bëjnë vjeljen e frutave, arrave, perimeve dhe kulturave të ndryshme bujqësore;
  • Bëjnë ujitjen e kulturave të ndryshme duke përdorur pajisje dore;
  • Bëjnë mbjelljen dhe korrjen me dorë;
  • Kullosin, drejtojnë kopetë dhe ndajnë gjënë e gjallë për ti mjelë, për ti qethur, apo për t’i sakrifikuar;
  • Ndajnë, seleksionojnë, paketojnë prodhimin në kontejnerë;
  • Kryejnë riparime të vogla në instalime, ndërtesa apo gardhe të fermave ku mbajnë kafshët.
  • Shesin disa prej produkteve në tregjet lokale.

Kërkesat

  • Arsim bazë
  • Aftësi për të vepruar

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën në këtë profesion pasi ka mbushur moshën për të punuar dhe pasi ka një fituar një eksperiencë për të trajtuar dhe shërbyer kafshëve në fermat blegtorale. Ai mund të marrë dhe një arsim profesional në fushën e blegtorisë dhe fermave si dhe të marrë njohuri për përdorimin e veglave të punës që ushtrohen në këtë profesion.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor krahu në ferma blegtorale
  • Stallier
  • Punëtor krahu i femave mikse dhe fermave blegtorale

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye