9Punëtorë (Profesione elementare)
Grup i madh · 6 Nëngrupe
Përshkrimi
Profesionet elementare përbëhen nga detyra të thjeshta dhe rutinë të cilat kryesisht kërkojnë përdorimin të mjeteve të dorës dhe shpesh disa përpjekje fizike. Shumica e profesioneve në këtë grup kryesor kërkon shkathtësi të nivelit të parë të shkathtësive sipas LKP.
Detyrat kryesore
- Shesin mallra në rrugë dhe vendet publike ose derë më derë;
- Sigurojnë shërbime të ndryshme të rrugës;
- Kryejnë pastrim, larje, hekurosje etj;
- Kujdesen për apartamente e shtëpi, hotele, zyra dhe ndërtesa të tjera;
- Kryejnë pastrimin e dritareve dhe sipërfaqeve të tjera të xhamave të ndërtesave;
- Shpërndajnë mesazhe apo mallra;
- Mbajnë dhe transportojnë bagazhe;
- Sigurojnë ruajtjen e pasurisë;
- Grumbullojnë apo shpërndajnë mallra në makinat e shitjes;
- Kryejnë leximin e aparateve të ndryshme matëse;
- Mbledhin dhe pastrojnë mbeturinat;
- Kryejnë fshirjen e rrugëve dhe vendeve të ngjashme;
- Kryejnë punë të ndryshme bujqësore, peshkimi, gjuetie apo vënien e kurtheve;
- Kryejnë detyra të thjeshta në miniera, ndërtim dhe fabrika për klasifikimin e produkteve dhe grumbullimin e përbërësve me dorë;
- Kryejnë paketim me dorë;
- Kryejnë ngarkim-shkarkim me krahë;
- Drejtojnë me pedale apo me dorë pajisje për transportin e udhëtarëve dhe mallrave;
- Drejtojnë automjete, pajisje apo makineri të tërhequra nga kafshët;.
- Mbikëqyrin të tjerët.
Informacion shtesë
Profesionet elementare përbëhen nga detyra të natyrës së thjeshtë dhe rutinë, të cilat kryesisht kërkojnë përdorimin e mjeteve të dorës dhe shpesh disa përpjekje fizike. Kërkohet pak ose aspak përvojë e mëparshme apo njohuri për punë, si dhe iniciativë të kufizuar për kryerjen e tyre. Shumica e profesioneve në këtë grup kryesor kërkon shkathtësi të nivelit të parë të shkathtësive sipas LKP.
Marrja e licencës për të kryer aktivitet të biznesit të vogël, kryhet sipas kuadrit ligjor në fuqi.

