9212Punëtorë të fermave blegtorale
Grup njësi · 14 profesione
Përshkrimi
Punëtorë të fermave blegtorale kryejnë punë rutinë në fermat blegtorale. Ata kujdesen për ushqimin, pastrimin, mirëqenien e kafshëve dhe sigurojnë, mbledhin dhe paketojnë prodhimet e tyre. Ata mirëmbajnë në tërësi mjedisin në ferma.
Detyrat kryesore
- Gërmojnë dhe punojnë me lopatë për të pastruar kanalet ose për qëllime të tjera në funksion të nevojave të kafshëve në ferma;
- Ngarkojnë dhe shkarkojnë ushqimin e kafshëve, prodhimet e tyre dhe materialet e tjera të nevojshme në fermë;
- Ushqejnë, u japin ujë, pastrojnë kafshët dhe i mbajnë mjediset e tyre të pastra;
- Monitorojnë gjënë e gjallë dhe raportojnë për gjendjen e tyre;
- Ndihmojnë me mbajtjen në gjendje të mirë e të shëndetshme gjithë gjënë e gjallë;
- Kullosin, drejtojnë kopetë dhe ndajnë gjënë e gjallë për ti mjelë, për ti qethur, apo për t’i sakrifikuar;
- Mbledhin vezët dhe i vendosin në inkubatorë;
- Punojnë e shkriftojnë tokën, hedhin farën, mbledhin dhe grumbullojnë barin e thatë, kashtën dhe tipat e tjerë të ushqimit të kafshëve dhe i rregullojnë në shtresa apo mullarë;
- Ndajnë, seleksionojnë, paketojnë prodhimin në kontejnerë;
- Kryejnë riparime të vogla në instalime, ndërtesa apo gardhe të fermave ku mbajnë kafshët.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Arsim bazë
- Aftësi për të vepruar
Informacion shtesë
Një individ mund ta nisë punën në këtë profesion pasi ka mbushur moshën për të punuar dhe pasi ka një fituar një eksperiencë për të trajtuar dhe shërbyer kafshëve në fermat blegtorale. Ai mund të marrë dhe një arsim profesional në fushën e blegtorisë dhe fermave si dhe të marrë njohuri për përdorimin e veglave të punës që ushtrohen në këtë profesion.
Profesionet në këtë grup
- Punëtor i fermave blegtorale
- Punëtor pastrimit në ferma blegtorale
- Punëtor për përpunimin e plehut në ferma blegtorale
- Bari
- Bari i gjedhëve për mish
- Bari me gjedhë
- Bari për blegtori
- Kujdestar kuajsh në stallë
- Ndihmës në stacion të rritjes së gjedhit
- Punëtor i rritjes së gjedhit
- Punëtor krahu ferme në baxho qumështi
- Punëtor krahu ferme për krimba mëndafshi
- Punëtor krahu ferme për mjelje (mjelës)
- Punëtor krahu ferme për prodhim gëzofi kafshësh

