9216Punëtorë në peshkim dhe akuariumesh
Grup njësi · 13 profesione
Përshkrimi
Punëtorë në peshkim dhe akuariumesh kryejnë detyra të thjeshta rutinë për të ushqyer, kultivuar, kapur peshk dhe për ta grumbulluar atë për shitje. Ai mbledh alga deti, myshk deti, butakë dhe molusqeve të tjera dhe kryen veprime peshkimi në brigjet dhe në thellësitë e detit apo edhe në basene të ndërtuara për rritjen e peshkut.
Detyrat kryesore
- Pastrojnë shtratin e detit dhe ushqejnë peshqit dhe midhjet që janë duke u kultivuar;
- Pastrojnë dhe përgatitin rrjetën, fillin dhe mjete të tjera të peshkimit si edhe pajisje të tjera në kuvertë;
- Vendosin në punë takëmet e peshkimit për të kapur peshk dhe gjallesa të tjera detare;
- Kontrollojnë dhe përzgjedhin zonën ku do të kryhet peshkimi;
- Pastrojnë, klasifikojnë dhe paketojnë në akull dhe kripë peshkun dhe ushqime deti;
- Vendosin sasinë e kapur në ven druajtje;
- Pastrojnë sipërfaqet në kuvertë dhe në vendin e ruajtjes së peshkut;
- Kujdesen për litarët gjatë procesit të ankorimit;
- Vendosin në punë dhe kujdesen për barkat dhe anijet e peshkimit;
- Kryejnë punë mirëmbajtëse në basene ku peshqit shtohen me vezë;
- Pastrojnë rrjetat, filtrat dhe sitat në të cilat ngecin gjethe dhe mbeturina të tjera;
- Kapin e grumbullojnë peshkun prej rasateve kur është bërë gati për shitje;
- Mirëmbajnë ndërtesat, basenet, pajisjet dhe vendet e tjera ku rritet peshku;
- Rregullojnë kushtet në rasate apo basene ku rritet peshku;
- Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
Nuk ka paketë të veçantë kërkesash për punësim si punëtor peshkimi.
Informacion shtesë
- Nuk kërkohet domosdoshmërish kualifikim formal për të qenë punëtorë peshkimi në det apo në basene rritjesh peshku.
- Aftësimi merret gjatë punës me kalimin e kohës.
- Karriera mund të vazhdojë duke marrë pozicione me përgjegjësi manaxheriale.
- Nw pwrgjithësi duhet të:
- Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm shkollor.
- Të ketë aftësitë praktike për të punuar në terren të hapur.
- Të jetë e/i vetëdijshëm për problemet e sigurisë së shëndetit.
- Të dijë përdorimin e makinerive që përdoren për ushqimin, rritjen dhe kapjen e peshkut.
- Të jetë e/i vetë-disiplinuar në proceset e punës.
- Të punojë mirë edhe në raste të mungesës së mbikëqyrjes.
- Të jetë e/i aftë të mirëkuptohet me tipa të ndryshëm njerëzish.
- Të ketë aftësi shumë të mira notimi.
- Të përballojë punën në kushte moti në det të hapur.
- Të jetë e/i përkushtuar të ruajë higjienën e përshtatshme në vendin e punës.
- Duhet të jetë e/i vetëdijshëm për të jetuar kohë të gjatë larg shtëpisë.
Profesionet në këtë grup
- Mbledhës leshterikësh
- Mbledhës moluskësh
- Pastrues i bregut të detit
- Punëtor krahu në gjueti
- Punëtor krahu në gjueti me gracka
- Punëtor krahu në peshkim
- Punëtor i riparimit të rrjetave
- Punëtor i riparimit të varkave
- Punëtor krahu në gjueti me rrethim
- Punëtor krahu në gjueti
- Punëtor krahu në peshkim vongolash
- Punëtor në akuakulturë
- Punëtor peshkimi

