815Punëtorë të makinerive të prodhimit të tekstileve, lëkurës dhe gëzofit
Grup i vogël · 8 Nëngrupe
Përshkrimi
Punëtorët e prodhimit të tekstileve, lëkurës dhe gëzofit drejtojnë dhe monitorojnë lloje të ndryshme makinerish që përgatisin, procesojnë dhe trajtojnë fibrën, fijen, fillin, lëkurën, leshin, si dhe makineri të prodhimit, modifikimit dhe riparimit të këpucëve, veshjeve dhe prodhimeve tekstile. Ata përdorin makineri dhe pajisje të pastrimit kimik apo makineri të lustrimit të prodhimeve të lëkurës.
Detyrat kryesore
- Punëtorët e prodhimit të tekstileve, lëkurës dhe gëzofit drejtojnë dhe monitorojnë makineri të endjes dhe thurjes;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineri të prodhimit dhe përdredhjes së fibrave;
- Kryejnë mbështjellin në çikrikë të fijeve të tekstilit natyral me makineri;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineri qepëse për riparime, arnime dhe rinovime të tekstilit, gëzofit, veshjeve të lëkurës ose sintetike;
- Kryejnë qëndisje dhe dekore të ndryshme në veshje ose materiale të tjera;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineri të zbardhjes, tkurrjes, ngjyrosjes dhe trajtimit të fibrave, fijeve, veshjeve, gëzofrave, tapeteve, qilimave, etj;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineri të pastrit kimik;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineri të ndryshme të përgatitjes së lëkurës ose trajtimit të gëzofit ose leshit;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makina të prodhimit të, modifikimit dhe riparimit të këpucëve ortopedike standard ose me porosi;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makina të prodhimit të artikujve të lëkurës, të tilla, si valixhe të madha, valixhe të vogla, çanta dore;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i prodhimit të tekstileve, lëkurës dhe gëzofit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimit të tekstileve, lëkurës dhe gëzofit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të prodhimit të tekstileve, lëkurës dhe gëzofit.
Grupet në këtë grup
- 8151Punëtorë të makinerive të përgatitjes së fibrave, tjerrjes dhe mbështjelljes
- 8152Punëtorë të makinerive të endje-thurjes
- 8153Punëtorë të makinave qepëse
- 8154Punëtorë të makinave të zbardhjes, ngjyrosjes dhe pastrimit
- 8155Punëtorë të makinave të përgatitjes së lëkurës dhe gëzof
- 8156Punëtorë të makinave të prodhimit të këpucëve dhe galanterisë
- 8157Punëtorë të makinerive të lavanderisë
- 8159Punëtorë të tjerë të industrisë tekstile dhe përpunimit të lëkurës jo të klasifikuar diku tjetër

