8154Punëtorë të makinave të zbardhjes, ngjyrosjes dhe pastrimit
Grup njësi · 48 profesione
Përshkrimi
Punëtorët e makinave të zbardhjes, ngjyrosjes dhe pastrimit drejtojnë dhe monitorojnë makineritë e zbardhjes, ngjyrosjes, tkurrjes, pastrimit dhe trajtojnë fibrat, fijet ose cohën.
Detyrat kryesore
- Përgatisin dhe kontrollojnë makineritë dhe pajisjet që përdoren për zbardhjen, ngjyrosjen ose procesojnë dhe përfundojnë cohën, peun, fijen dhe ose produkte të tjera tekstile;
- Kujdesen për makinat që tërheqin cohën ose cohën e thurur deri në masën e paracaktuar ose forcojnë cohën me anë të bashkimit të fibrat;
- Kujdesen për një shumëllojshmëri makinash automatike që krehin dhe pastrojnë gëzofin;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që trajtojnë mëndafshin për t’i dhënë plotësi dhe peshë;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që ngopin tekstilet me kimikate për t’i bërë ato të papërshkueshme nga uji;
- Ngjyrosin artikujt për t’u ndryshuar ose rivendosur ngjyrat e tyre;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që shtrijnë ose japin shkëlqim tekstileve ose tipa të tjera të tekstilesh të përfunduara;
- Kujdesen dhe rregullojnë pajisjet që pastrojnë dhe heqin materialet e huaja nga gëzofi;
- Drejtojnë makineritë që krehin, thajnë dhe shkëlqejnë gëzofin, pastrojnë, sterilizojnë pendët dhe pushin;
- Fusin të dhënat bazë në përpunimin e udhëzimeve për të programuar pajisjen elektronike;
- Vëzhgojnë ekranet, kontrollojnë panelet komandues, pajisjet dhe kohën kur hyn ose del gjatë proceseve për të përcaktuar nëse pajisja është duke punuar në mënyrë korrekte;
- Pastrojnë filtrat e makinës dhe vajosin pajisjen.
Kërkesat
- Të ketë kualifikimin specifik të kërkuar, përfshirë, trajnimin nëpërmjet punës, trajnim në punë apo çirakërinë.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera të ngjashme.
- Kërkesa të tjera të cilat nuk lidhen me arsimimin formal, të tilla si aftësi intelektuale, psikomotore, etj).
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me eksperiencë dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinave të zbardhjes, ngjyrosjes dhe pastrimit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive të zbardhjes, ngjyrosjes dhe pastrimit duhet licencë për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të zbardhjes, ngjyrosjes dhe pastrimit.
Profesionet në këtë grup
- Punëtor barabani
- Punëtor i larjes së fibrave sintetike
- Punëtor i makinave për zbutjen e tekstileve
- Punëtor i makinave të apretimit të tekstileve, samforizim, zgjerim
- Punëtor i mbushjes së furrave në tekstil
- Punëtor i ngjyrimit në xhigra/ngjyrim I hapur
- Punëtor i ngjyrimit të fibrave sintetike dhe artificiale
- Punëtor i ngjyrimit të fillit në bobina
- Punëtor i ngjyrimit të tekstileve e stampim
- Punëtor i ngjyrimit të tekstilit kontinual (agregat)
- Punëtor i stacionit të avullit
- Punëtor i tekstileve/pëlhurave të papërshkueshme nga uji
- Punëtor i zbardhimit të fibrave sintetike
- Punëtor lavanderie
- Punëtor mëndafshi
- Punëtor në makinat e zbardhimit dhe larjes së tekstilit dhe fillit
- Punëtor ngjyrosës akriliku
- Punëtor ngjyrosës fibrash tekstile
- Punëtor ngjyrosës pëlhure
- Punëtor ngjyrosës rrobash
- Punëtor pastrues i pajisjeve/në pastërti
- Punëtor pastrues i pajisjeve/të tapeteve
- Punëtor pastrues i pajisjeve/të tekstileve
- Punëtor pastrues i pajisjeve/të veshjeve
- Punëtor pëlhurave të presionit të avullit në tekstil
- Punëtor për tharjen e tekstilit
- Punëtor i zbutjes së tekstilit
- Punëtor i zbutjes së veshjeve
- Punëtor të apretimit të veshjeve kundër depërtimit të ujit
- Punëtor të hekurosjes së tekstileve (baraban hekurosje)
- Punëtor të kontrollit të tekstileve të prodhimit të gatshëm
- Punëtor të makinave larëse akriliku
- Punëtor të makinave larëse të tekstilit fillit
- Punëtor të makinave larëse/tharëse
- Punëtor të makinave larëse veshjesh
- Punëtor të makinave për tharjen e fillit
- Punëtor të makinave të mëndafshit
- Punëtor të makinave të presionit në tekstil
- Punëtor të makinave të trajtimit të mëndafshit
- Punëtor të makinave të veshjeve të papërshkueshme nga uji
- Punëtor të makinave të zierjes së tekstilit fillit
- Punëtor të makinës së përcëllimit të tekstileve
- Punëtor tërheqës i tekstileve
- Punëtor tharës/pastrues
- Punëtor tharës tekstilesh
- Punëtor transportues të tekstilit gjysmë të gatshëm
- Punëtor zbardhues në lavanderi
- Punëtorë të makinave për piktura dhe fotografi në përgatitjen e shablloneve të stampimit

