8155Punëtorë të makinave të përgatitjes së lëkurës dhe gëzof

Grup njësi · 15 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e makinave të përpunimit të lëkurës dhe gëzofit operojnë dhe monitorojnë makineri të ndryshme të cilat përgatitin apo përpunojnë lëkurën ose gëzofin. Ata regjin, pastrojnë, lajnë, thajnë, lustrojnë, ngjyrosin, etj., lëkurët e kafshëve apo gëzofët për të prodhuar lëkurën e përpunuar të gatshme si lëndë e parë për prodhime lëkure apo gëzofi, duke zbatuar rreptësisht rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Ai mund të punësohet njësi ekonomike të përpunimit të lëkurës dhe gëzofit në pozicione pune të tilla si: punëtor i përpunimit të lëkurës me makineri, punëtor i përpunimit të gëzofit me makineri, etj.

Detyrat kryesore

  • Respektojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Përgatitin lëkurën për ta hedhur në lavatriçe;
  • Pastrojnë lëkurën nga papastërtitë;
  • Operojnë dhe monitorojnë lavatriçen për larje;
  • Aplikojnë solucion kimik për heqjen e leshit nga lëkura;
  • Heqin leshin nga lëkura e kafshës me pajisjet përkatëse;
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë për zbutjen e dhjamit nga lëkura apo gëzofi;
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë (skanatriçe) për heqjen e mishit dhe të dhjamit nga lëkura/gëzofi;
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë për përpunimin fillestar të lëkurës në Pikle/VVet blue;
  • Seleksionojnë cilësinë e lëkurave sipas llojit të tyre;
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë për të zvogëluar trashësinë e lëkurës në arritjen e një përmase uniformë;
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë për zbutjen e lëkurës;
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë për tërheqjen e lëkurës (hekurosjen);
  • Trajtojnë sipërfaqen e lëkurës me solucionin përkatës dhe operojnë makinerinë e lustrimit të lëkurës për t’i dhënë shkëlqimin;
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë për ngjyrosjen apo çngjyrosjen e lëkurës;
  • Mirëmbajnë makineritë dhe kryejnë riparime të thjeshta;
  • Komunikojnë me kolegët dhe eprorët;
  • Respektojnë rregullat e sigurimit teknik;

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht e mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në përgjegjës prodhimi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier tekstili.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: punëtor i pastrimit të lëkurës nga mishi, me makineri , regjës lëkure, ngjyrosës lëkure, etj.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor i larjes së lëkurës, me makineri
  • Punëtor i pastrimit të lëkurës nga mishi, me makineri
  • Punëtor i pastrimit të gëzofit nga mishi, me makineri
  • Punëtor i pastrimit të lëkurëve nga pushi, me makineri
  • Punëtor i përgatitjes së gëzofit me makineri
  • Punëtor i përpunimit të gëzofit me makineri
  • Punëtor i përpunimit të lëkurës me makineri
  • Punëtor i regjjes së lëkurës me makineri
  • Punëtor i çngjyrosjes së lëkurës me makineri
  • Punëtor i ngjyrosjes së lëkurës me makineri
  • Punëtor për përpunimin fillestar të lëkurës në makineri
  • Klasifikues i lëkurave sipas cilësisë dhe llojit të tyre
  • Punëtor për zvogëlimin e trashësisë së lëkurës në makineri
  • Punëtor për zbutjen e lëkurës në makineri
  • Punëtor për tërheqjen e lëkurës (hekurosjen) në makineri

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye