8156Punëtorë të makinave të prodhimit të këpucëve dhe galanterisë

Grup njësi · 26 profesione

Përshkrimi

Punëtori të makinave të prodhimit të këpucëve dhe galanterisë kryen punime të ndryshme me makineri për qepjen e pjesëve, elementëve dhe prodhimin e këpucëve, valixheve, çantave, rripave apo pajisjeve të tjera prej lëkure. Ai monitoron dhe operon me makina një gjilpërëshe dygjilpërëshe, presë, makineri temperimi, makineri për përgatitje kallëpi etj. Ai i përgatit për punë dhe i mirëmban këto makineri, si dhe kryen punime qepjeje e qëndisjeje me dorë apo punime shtesë për vendosje aksesorësh. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të konfeksioneve (prodhimit të këpucëve) apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Veshin uniformën dhe parapërgatitin vendin e punës;
  • Bëjnë kontrollin dhe përgatitjen e makinës së punës;
  • Përgatitin makinën e matjes së lëkurës dhe bëjnë matjet e duhura;
  • Vendosin thikat në makinën e prerjes (presës) së lëkurës dhe presin elementë përbërës të këpucës, valixhes, çantës, rripit apo pajisjeve të tjera prej lëkure sipas modelit të dhënë;
  • Bëjnë përgatitjen e makinave të punës për qepje;
  • Bëjnë përzgjedhjen e fijeve të duhura për punime të ndryshme sipas modelit të dhënë;
  • Përgatitin dhe punojnë me makinën e zmusimit të lëkurës apo gomës;
  • Operojnë me makina njëgjilpërëshe dhe dygjilpërëshe për qepjen e pjesëve, elementëve të këpucës, valixhes, çantës, rripit apo pajisjeve të tjera prej lëkure;
  • Operojnë me makina njëgjilpërëshe dhe dygjilpërëshe për qepjen e astarit të këpucës, valixhes, çantës, rripit apo pajisjeve të tjera prej lëkure;
  • Përgatitin pjesën e sipërme të këpucës në kallëp dhe operojnë me makineritë përkatëse (në makinën e premontes);
  • Përgatitin pjesën e prapme të këpucës në kallëp dhe operojnë në makineri përkatëse (makina kalciera);
  • Kryejnë kthimin dhe montimin e këpucës me shollën;
  • Kryejnë ngjitjen e pjesës së sipërme të këpucës me shollën, me mastiç, në makineri (presë);
  • Operojnë me makinerinë e temperimit për dhënien e lustrës së këpucës;
  • Vendosin aksesorët e nevojshëm me makineri ose me dorë;
  • Bëjnë punimet e duhura, qepjeje dhe qëndisjeje, me dorë dhe pastrimin e fijeve;
  • Operojnë dhe monitorojnë makina që prodhojnë valixhe, çanta, rripa dhe pajisje të tjera prej lëkure;
  • Kryejnë detyra përfundimtare paketimi dhe ambalazhimi;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i makinave të prodhimit të këpucëve dhe galanterisë mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivelin e kontrollorit të cilësisë, përgjegjësit të prodhimit. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit të tekstileve.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme të tilla si: prestar i lëkurës me makineri, makinist për prodhim këpucësh, punëtor qëndisjeje faqe këpucësh me dorë, punëtor qepës faqe këpucësh me makineri, presues i faqeve të këpucëve me makineri etj.

Profesionet në këtë grup

  • Makinist për prodhim këpucësh
  • Punëtor i prodhimit të këpucëve me makineri
  • Punëtor i prodhimit të këpucëve elegante me makineri
  • Punëtor i prodhimit të këpucëve ortopedike me makineri
  • Punëtor i prodhimit të këpucëve sportive me makineri
  • Punëtor i vendosjes së etiketave me makineri
  • Punëtor ngjitës, fiksues dhe ngrohjes së këpucëve me makineri
  • Punëtor presues i faqeve të këpucëve me makineri
  • Punëtor qëndisjeje faqe këpucësh me dorë
  • Punëtor qepës faqe këpucësh me makineri
  • Specialist i konvejerëve te prodhimit te këpucëve
  • Bërës punimesh ngjitjeje me makineri
  • Bërës punimesh skajimi të detaleve të lëkurës me makineri
  • Operator i vendosjes së aksesorëve në këpucë
  • Prestar lëkure me makineri
  • Punëtor i makinerisë së gambrimit të këpucëve (kthimit të majës së këpucëve)
  • Punëtor i makinerisë së lustrimit të këpucëve
  • Punëtor i makinerisë së montimit të pjesës së përparme të këpucëve
  • Punëtor i makinerisë së montimit të pjesës së prapme të këpucëve
  • Punëtor i makinerisë së shkajimit të këpucëve
  • Punëtor i makinerisë së smerilimit të gomës së këpucëve
  • Punëtor i makinerisë së smerilimit të këpucëve (heqje e cipës së lëkurës)
  • Punëtor i vendosjes së fortesës në pjesën e pasme apo të përparme të këpucës)
  • Punëtor i vulosjes së këpucëve me makineri
  • Punëtor qepës i artikujve të lëkurës(valixhe, çanta, rripa apo pajisje të tjera) me makineri
  • Vendosës aksesorësh në produkte të lëkurës

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye