8157Punëtorë të makinerive të lavanderisë

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e makinerive të lavanderisë merren me larjen, pastrimin kimik dhe trajtimin e pëlhurave dhe pastrimin në të thatë.

Detyrat kryesore

  • Zgjedhin artikuj për pastrim në bazë të ngjyrave, përbërjes dhe pastrimit të kërkuar;
  • Vendosin artikujt në vende specifike dhe i transportojnë në zona të veçanta;
  • Kontrollojnë dhe heqin njollat dhe bëjnë riparime të vogla;
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë larësit dhe zbutësit në makinat e larjes;
  • Rregullojnë procesin e funksionimit të makinës së larjes;
  • Vendosin artikujt në rafte dhe i bëjnë gati për dorëzim;
  • Paketojnë artikujt dhe i dërgojnë sipas porosisë;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet një kualifikim adekuat profesional.
  • Eksperienca në punë përbën gjithmonë një avantazh.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.

Informacion shtesë

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit

Profesionet në këtë grup

  • Operator të makinerive të pastrimit kimik
  • Operator i makinerive larëse
  • Operator i makinerive tharëse të lavanderive

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye