8151Punëtorë të makinerive të përgatitjes së fibrave, tjerrjes dhe mbështjelljes
Grup njësi · 14 profesione
Përshkrimi
Punëtorët e përgatitjes së fibrave, tjerrjes dhe mbështjelljes drejtojnë dhe monitorojnë makineri që përgatisin fibrat, tjerrjen, çiftëzojnë, kthejnë dhe fryjnë fijet, thurjet nga fibrat tekstile natyrale. Ata kthejnë dy ose me shume fije për të përgatitur një fije më të fortë, të lëmuar, më të plotë dhe uniformizuar, si dhe përpunojnë tekstilet për t’i bërë ato të forta dhe rezistente ndaj ujit.
Detyrat kryesore
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë për tjerrjen e copave të leshit në fibra;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë për pastrimin dhe kthimin e mbeturinave të fijeve të leshit në push;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që bashkojnë fibrat tekstile në një përzierje uniformë;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që pastrojnë pushin tek fibrat tekstile, i transformojnë ato në copa, i krehin ato në copa për herë të parë, kombinojnë copat në palë brenda shiritit;
- Drejtojnë makinerinë tërheqëse duke përcaktuar numrin e tërheqësve në grupe, ku secili grup është i përbërë nga disa fije në pothuaj të së njëjtës peshë dhe trashësi si fija origjinale.
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinerinë që tjerr fijen dhe perin nga rondela, dërgojnë dy ose më tepër fije brenda bobinës, kthejnë dy ose më tepër fije brenda një fijeje të vetme që të përmirësojë fuqinë, butësinë dhe/ose uniformizojë fijen nga një pako në tjetrën;
- Drejtojnë dhe monitorojnë tjerrjen që tërheq dhe mbështjell rondelen ose copën brenda fijes;
- Drejtojnë dhe monitorojnë makinerinë për tërheqjen e copës që merret nga makina e tërheqjes brenda fijes së mbështjellë.
- Përgatisin masat për përdorimin e copës dhe fijes së përfunduar dhe të fortë duke përzier përbërësit siç janë niseshte, dhjamë, rrëshirë, sapun dhe ujë dhe i ziejnë përbërësit për një kohë specifike në avull;
- Trajtojnë tekstilet me kimikate për t’i bërë ato që t’i rezistojnë ujit;
- Pastrojnë rulat dhe cilindrat e makinave krehëse për të hequr mbeturinat e leshit;
- Drejtojnë dhe nxjerrin në sipërfaqe metalet nga makineritë e ndryshme të tjerrjes, krehjes dhe mbështjelljes me një gomë të re ose mbulesa lëkure.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera të ngjashme.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i përgatitjes së fibrave, tjerrjes dhe mbështjelljes mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimit të përgatitjes së fibrave, tjerrjes dhe mbështjelljes duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të prodhimit të fibrave, tjerrjes dhe mbështjelljes.
Profesionet në këtë grup
- Prodhues i lëmshit të perit dhe akrilikut me makineri
- Punëtor dyfishimi i perit dhe akrilikut me makineri
- Punëtor endës i fibrave tekstile me makineri
- Punëtor i skemave të vizatimit të fibrave tekstile me makineri
- Punëtor krehës fibrash tekstili me makineri
- Punëtor mbështjellës fibrash tekstile me makineri
- Punëtor mbështjellës kordelesh me makineri
- Punëtor mbështjellës mbeturinash me makineri
- Punëtor mbështjellës në rrotull i perit dhe akriliku me makineri
- Punëtor përzierës fibrash tekstili me makineri
- Punëtor të agregatit dhe formimit të shtëllungës
- Specialist tezgjahu mekanik
- Operator i dredhjes së fijes me makineri
- Operator i tjerrjes së fijes me makineri

