8152Punëtorë të makinerive të endje-thurjes
Grup njësi · 33 profesione
Përshkrimi
Punëtori i makinerive të endje-thurjes operon dhe monitoron makineritë që përgatisin fibra tekstile, tjerrin fije sipas trashësisë së kërkuar, mbështjellin fijet tekstile për të përgatitur, trajtuar dhe prodhuar artikuj tekstile. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimesh tekstile dhe të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Kontrollojnë gjendjen e makinerisë për punë;
- Përgatitin pajisjet dhe makineritë për fillimin e punës;
- Vendosin bobinat në vendin e endjes (kafaz );
- Studiojnë vizatimin e modelit të paracaktuar që do të prodhohet;
- Përzgjedhin lëndën e parë të fijeve (lesh, pambuk dhe materiale apo fibra të tjera) sipas llojit të prodhimit që do të bëjnë dhe modelit;
- Kalojnë fijen në baraban;
- Kalojnë barabanët e mbushur sipas modelit dhe madhësisë në shul dhe përgatiten për prodhim;
- Kalojnë shulin, sipas modelit që do të prodhohet, tek tezgjahu;
- Përshkojnë fijet në lisa dhe në krehër;
- Vendosin masurët në mucik;
- Kryejnë prodhime në tezgjah;
- Operojnë dhe monitorojnë makineri të tjerrjes apo prodhimit të fijeve;
- Operojnë dhe monitorojnë makineri të kombinimit të fijeve dhe fibrave tekstile;
- Operojnë dhe monitorojnë makineri të pastrimit (të pushit) të fibrave tekstile;
- Operojnë dhe monitorojnë makineri të stampimit të tekstileve;
- Kryejnë trajtimin e tekstileve me kimik atë sipas procedurave të paracaktuara;
- Kryejnë pastrimin e cilindrave dhe krehësve të makinerive për të hequr mbeturinat;
- Kryejnë prerje dhe qepje sipas modelit dhe madhësive të kërkuara;
- Pastrojnë me gërshërë fijet apo pjesët e panevojshme;
- Bëjnë ambalazhime të ndryshme;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin e një punëtori të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i makinerive të endje-thurjes mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier tekstili.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Punëtor endës me makineri, punëtor i përgatitjes së fibrave tekstile me makineri, punëtor mbështjellës në masurë i perit dhe akrilikut, punëtor mbushës masurësh, punëtor përdredhës i perit dhe akrilikut me makineri, punëtor përgatitës kolli me makineri, punëtor tezgjahu, punëtor vizatues në tekstile të thurura me makineri etj.
Profesionet në këtë grup
- Furnizues me fill
- Furnizuese të endjes
- Punëtor dredhës i perit dhe akriliku me makineri
- Punëtor endës me makineri
- Punëtor i përgatitjes së fibrave tekstile me makineri
- Punëtor i përgatitjes së indit me makineri
- Punëtor kollaritës me makineri
- Punëtor larës i fibrave tekstile me makineri
- Punëtor matës, palosës të tekstileve me makineri
- Punëtor mbështjellës në masurë i perit dhe akrilikut
- Punëtor mbushës masurësh
- Punëtor përdredhës i perit dhe akrilikut me makineri
- Punëtor përgatitës kolli me makineri
- Punëtor përgatitës të kordonëve, pajisjeve zhakarde, etj. me makineri
- Punëtor përgatitës të pajisjeve dhe makinerive
- Punëtor prodhim dantellash me makineri
- Punëtor prodhim rrjetash me makineri
- Punëtor prodhim tapeti me makineri
- Punëtor prodhim veshjesh me makineri
- Punëtor qepje të balave të tekstilit me makineri
- Punëtor të furnizimit me masurë dhe patronë
- Punëtor të kontrollit të tekstileve të ashpra dhe të gatshme
- Punëtor të përshkimit automatik
- Punëtor të sektorit të mbledhjes (mbledhës)
- Punëtor tezgjahu
- Punëtor thurës i fibrave sintetike me makineri
- Punëtor thurës i perit dhe akrilikut me makineri
- Punëtor thurës me grep
- Punëtor thurës me makineri
- Punëtor thurës trikotazhesh me makineri
- Punëtor thurës veshjesh me makineri
- Punëtor vizatues në tekstile të thurura me makineri
- Punëtorë të punëve me dorë në prodhimin e tekstileve

