8159Punëtorë të tjerë të industrisë tekstile dhe përpunimit të lëkurës jo të klasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 19 profesione

Përshkrimi

Ky grup mbulon punëtorët e tjerë të industrisë tekstile dhe përpunimit të lëkurës të paklasifikuar diku tjetër në grupin 815. Për shembull, grupi përfshin ata që angazhohen në drejtimin dhe monitorimin e makinerive që bëjnë kapele, tenda, dyshekë ose artikuj të ndryshëm të tilla si shirita dhe aksesorë.

Detyrat kryesore

Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që formojnë dhe bëjnë kapele nga tekstile leshi ose nga lëkura;

  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që bëjnë artikuj të ndryshëm siç janë shiritat dhe aksesorët;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që bëjnë palosjen e veshjeve sipas gjatësisë së tyre;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që fryjnë fijet, spangon ose fillin në përgatitjen e topave për tek ngarkesa ose përpunim të mëtejshëm;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë për të matur masën e copave të lëkurës.
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës tjetër i industrisë tekstile dhe përpunimit të lëkurës jo të klasifikuar diku tjetër mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimit të tekstileve, lëkurës dhe gëzofit jo të klasifikuar diku tjetër duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të prodhimit të tekstileve, lëkurës dhe gëzofit.

Profesionet në këtë grup

  • Likuidues të fillit dhe bazës
  • Mirëmbajtës makinash tekstili
  • Modelist gëzofi me makineri
  • Modelist i produkteve të lëkurës me makineri
  • Modelist i tekstileve me makineri
  • Punëtor i bërjes së kapelave me makineri
  • Punëtor i makinerive për prerjen e tekstileve
  • Punëtor i makinerive për prerjen e veshjeve
  • Punëtor i prodhimeve prej shiriti me makineri
  • Punëtor i prodhimit të dyshekëve me makineri
  • Punëtor i vënies në kallëp të kapelave me makineri
  • Punëtor për krijimin të kapotave prej shajaku me makineri
  • Transportues bazash
  • Transportues në tekstil
  • Transportues të prodhimit të gatshëm
  • Vajosës
  • Vënës/e masurësh
  • Vënës/e mucikësh
  • Operator i vendosjes së aksesorëve në konfeksione

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye