712Punëtorë të tjerë të punimeve të finiturës në ndërtimit
Grup i vogël · 7 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjës të tjerë të punimeve të finiturës në ndërtim mbulojnë, lyejnë ose instalojnë, mirëmbajnë ose riparojnë çatitë, dyshemetë, muret dhe sistemet e izolimit, xhamat e dritareve ose të kornizave të tjera si dhe bëjnë punime hidraulike, të mirëmbajtjes së sistemeve të tubacioneve, mirëmbajtje të tubacioneve elektrike në godina dhe në struktura të tjera.
Detyrat kryesore
- Kryejnë mbulimin e kornizave të çative me një ose disa lloje materialesh sipas projektit të paracaktuar;
- Kryejnë instalimin e parketit dhe të llojeve të tjera të dyshemeve dhe mureve me pllaka ose panele mozaik;
- Shtrojnë pllaka në dysheme apo veshin mure të ndryshme me pllaka;
- Vendosin suva në mure dhe në tavane;
- Vendosin material izolues në mure, dysheme, soleta dhe në çati;
- Presin, përshtatin dhe vendosin xhamat në dritare ose hapësira të tjera;
- Instalojnë sisteme hidraulikë dhe tubacione të ndryshme;
- Instalojnë dhe riparojnë kondicionerë dhe sisteme ftohëse-ngrohëse;
- Mirëmbajnë ose riparojnë çatitë, dyshemetë, muret dhe sistemet e izolimit, xhamat e dritareve, etj.;
- Mbikëqyrin punonjës të tjerë në kuadër të detyrave të tyre.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profil;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht;
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera të ngjashme.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i punimeve të finiturës në ndërtim mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) për punimet e finiturës në ndërtim duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për punimet e finiturës në ndërtim.

